• e diel, 22 dhjetor 2024

Qendra shtetërore për provime filloi grevë

Qendra shtetërore për provime filloi grevë

Shkup, 24 prill 2023 (MIA) - Organizata sindikale e Qendrës shtetërore për provime (OSQSHP-SVSM) prej sot filloi me Grevë të përgjithshme, për shkak të mosmarrjes së pajtueshmërisë për Kërkesën për ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes kolektive nga ana e Ministrisë së Financave, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave ekonomike dhe sociale të anëtarëve të saj, kumtuan prej aty.

"Të gjitha proceset të cilat janë në kompetencë të Qendrës shtetërore për provime (Matura shtetërore, testimi shtetëror, stërvitjet dhe provimet për drejtorë, provimet e praktikës, testimet ndërkombëtare TIMS, e tjerë) do të ndalen deri në marrjen e pajtueshmërisë nga Ministria e Financave. Të gjithë 29 të punësuarit janë anëtarë të sindikatës dhe gjendja e grevës, e cila do të zgjaste më shumë se një javë, do të thotë pamundësi që të zbatohet matura shtetërore", thuhet në kumtesën e OSQSHP-SVSM-së.

Prej aty apelojnë që Minsitri e Financave, siç thonë, urgjentisht të japë pëlqim për ndryshimet tashmë të nënshkruara të marrëveshjes kolektive, me të cilat të punësuarit do të merrnin paga dinjitoze. Siç thonë, në këtë moment 11 nga gjithsej 29 të punësuar në pozita të ndryshme janë të barabartë dhe kanë pagë minimale prej 20.000 denarëve.

Përfaqësues të OSQSHP-SVSM-së paralajmëruan më shumë hollësira nesër për mediumet. bsh/

Foto: MIA Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR