• e martë, 24 dhjetor 2024

Qendra Kulturore “Car Borisi i Tretë” nga Ohri fshihet nga Regjistri Qendror

Qendra Kulturore “Car Borisi i Tretë” nga Ohri fshihet nga Regjistri Qendror

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Qendra Kulturore "Car Borisi i Tretë" nga Ohri nga sot është fshirë nga Regjistri Qendror, pasi ministri i Drejtësisë Krenar Lloga më 30 mars nënshkroi vendimin me të cilin ndalohet që shoqata ta përdorë emrin këtij personi kontrovers.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga më 30 mars të këtij viti e nënshkroi vendimin për mopërputhje në bazë të mendimit negativ të marrë nga Komisioni për përdorimin e emrave personaliteteve  për përdorimin e emrit Car Borisi i Tretë  në emrin e Shoqatës për afirmimin e vlerave kulturore të bullgarëve maqedonas Car Borisi i Tretë Ohër.

Nga Ministria e Drejtësisë, në një kumtesë për media, thanë se veprojnë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Shoqatat dhe Fondacionet, në këtë rast  duke marrë parasysh mendimin e Komisionit për emrat e personaliteteve,  dhe se Vendimi do të dorëzohet në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut për veprim të mëtutjeshëm.

Komisioni për përdorimin e emrave të personaliteteve, siç theksoi Ministria e Drejtësisë, konsideron se emërtimi i mundshëm i shoqatës me një emër të tillë shkakton tensione dhe intolerancë në mbarë shoqërinë maqedonase.

"Në arsyetim, Komisioni thekson se ai është përgjegjës për krimet e kryera gjatë pushtimit bullgar të Maqedonisë në Luftën e Dytë Botërore, ku janë likuiduar qindra qytetarë. Posaçërisht theksohet mendimi se bashkëpunimi dhe aleanca e tij me Rajhun e Tretë dhe politika e theksuar antisemitike janë përgjegjësit më të drejtpërdrejta për dëbimin dhe shfarosjen e mijëra hebrenjve nga Maqedonia në kampin e vdekjes në Treblinkë", thuhet në kumtesën e  Drejtësisë, të publikuar më 30 mars.

 Klubet bullgare kishin afat deri më 16 shkurt ta harmonizojnë punën e tyre me ndryshimet në ligjin për shoqatat dhe fondacionet të miratuara nëntorin e vitit të kaluar.

Para dy jave nga Regjistri Qendror është fshirë shoqata “Ivan Mihajllov” nga Manastiri. ar/

 Foto: MIA printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR