Qendra Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil nga 1 shkurti do të kalojë nën kompetencat e QMK-së
- Nga 1 shkurt, Qendra Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil do të kalojë nën kompetencat e Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK). Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Ali Muhamed, dhe drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Dragi Stojanoski, sot nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim financiar dhe operacional midis të dy institucioneve.
- Post By Sara Ademi
- 14:46, 11 nëntor, 2025
Shkup, 11 nëntor 2025 (MIA) - Nga 1 shkurt, Qendra Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil do të kalojë nën kompetencat e Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK). Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Ali Muhamed, dhe drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Dragi Stojanoski, sot nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim financiar dhe operacional midis të dy institucioneve.
Siç theksohet në kumtesën e Qendrës, si rezultat i kësaj marrëveshjeje, QMK merr përsipër detyrën për të themeluar Qendrën Koordinuese për Kërkim dhe Shpëtim në rastet e aksidenteve ajrore në aviacionin civil.
"Me këtë marrëveshje rregullohet bashkëpunimi reciprok në fushën e kërkimit dhe shpëtimit në aviacionin civil, përmes shkëmbimit të informacionit, koordinimit, mbështetjes financiare dhe logjistike. Qëllimi i marrëveshjes është përmirësimi i sigurisë dhe efikasitetit në kryerjen e aktiviteteve të kërkimit dhe shpëtimit. Nënshkrimi i këtij dokumenti përfaqëson një konfirmim të përkushtimit të vazhdueshëm të të dy institucioneve për përmirësimin e sistemit të menaxhimit të krizave dhe sigurisë së aviacionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut", theksohet në kumtesën e QMK-së. sa/
FOTO: QMK