• e martë, 24 dhjetor 2024

Qendra hulumtuese për inxhinieri gjenetike dhe bioteknologji ka marrë pajisje të reja me vlerë mbi 580 mijë euro

Qendra hulumtuese për inxhinieri gjenetike dhe bioteknologji ka marrë pajisje të reja me vlerë mbi 580 mijë euro

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Qendra hulumtuese për inxhinieri gjenetike dhe bioteknologji "Georgi Efremov" ka marrë pajisje të reja në vlerë prej mbi 580 mijë euro. Me përdorimin e pajisjes dhe me mbështetjen e Fondit për Sigurim Shëndetësor, plotësohen kërkesat e klinikave të Akademisë, me të cilën nga buxheti do të mbulohen edhe dy analiza të reja për pacientët me sëmundje të rralla dhe për diagnostikë molekulare.

Kompetentët, me rastin e prezantimit të pajisjes në ASHAM, theksuan se po investohet në zhvillimin e inxhinierisë gjenetike, biologjisë molekulare, por edhe se ndiqen trendet botërore.

"Një shtet i suksesshëm, progresiv mbështetet në sukseset në shkencë, pse një shtet që investon në shkencë investon në të ardhmen dhe zhvillimin e tij. Me  përkrahje të buxhetit është ndihmuar prokurimi i pajisjeve të reja për nevojat e Qendrës Hulumtuese për Inxhinieri Gjenetike dhe Bioteknologji "Georgi Efremov", në vlerë prej më shumë se 580 mijë euro",  tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë prezantimit të pajisjeve të reja.

Pajisja është në funksion dhe në veprimtari edukative në suaza të studimeve pasdiplomike, specializime dhe studime të doktoraturës nga fusha e biologjisë molekulare dhe inxhinierisë gjenetike.

"Gjithashtu, me përdorimin e pajisjeve dhe me mbështetjen e Fondit për Sigurim Shëndetësor, plotësojmë kërkesat e klinikave dhe Akademisë, me të cilat nga buxheti do të mbulohen dy analiza të reja për pacientët me sëmundje të rralla dhe për diagnostikimin molekular. Atë që dua të theksoj këtu është se ne i njohim vlerat e këtij institucioni më të lartë shkencor  dhe të gjitha institucioneve tona shkencore dhe për këtë arsye po hedhim hapa konkretë për mbështetjen financiare për zhvillimin e tyre", theksoi kryeministri.

Sipas Kovaçevskit, për herë të parë kjo Qeveri ka ndërmarrë hapa pioniere për zhvillim të përshpejtuar të potencialeve shkencore në disa fusha. "Unë e di se kjo nuk është shumë, por megjithatë punohet për pajisje e cila është nga prodhimtaria botërore e lartë, mbi gjysmë milionë euro dhe e cila kontribuon për bërjen e analizave gjenetike dhe molekulare gjithëpërfshirëse dhe jashtëzakonisht të sofistikuara që do të bëhen këtu në Shkup", tha Kovaçevski.

Ai theksoi se për herë të parë pas 10 vitesh, në vitin 2021 është zbatuar konkursi për financim të projekteve hulumtuese shkencore për institucionet shkencore publike, ndërsa është zbatuar edhe konkursi për furnizimin e pajisjes për laboratoritë, akreditim i laboratorive dhe për të gjtiha subjektet që kryejnë punë shkencore-hulumtuese, në kuadër të të cilit konkurs u miratua edhe pajisja prezantimi i së cilës është zhvilluar sot.

"Bëhet fjalë për projekte trevjeçare, vlera e përgjithshme e të cilave është gati 318 milionë denarë ose mbi 5 milionë euro, në të cilat mbi 70 për qind është pjesëmarrja e shtetit në realizim. Në kushtet e krizës botërore ekonomike dhe energjetike, ne investojmë në projekte kapitale dhe mundësojmë zhvillimin e qetë të institucioneve që janë nën ombrellën shtetërore. Për herë të parë pas disa dekadash kemi ndihmuar në rinovimin dhe modernizimin e pajisjeve në dispozicion të Akademisë për të ndjekur trendet botërore, si dhe në periudhën e kaluar kemi vizituar edhe laboratorë të tjerë shkencorë në mbarë vendin ku po ashtu për herë të parë pas një periudhe të gjatë janë bërë investime serioze", nënvizoi Kovaçevski.

Ministri i Shëndetësisë, Famtir Mexhiti tha se me rëndësi të madhe për pacientët është mundësia për diagnozë me sekuencionim të gjeneve të sëmundjeve të trashëguara malinje, mes të cilave edhe sëmundjet e rralla në laboratorin e Akademisë së Maqedonisë së Veriut të shkencave dhe arteve.

Akademia për sektorin e shëndetësisë, shtoi Mexhiti, ndihmon në detektimin e hershëm të sëmundjeve, që për mjekët do të thotë mundësi për reagim më të shpejtë në pikëpamje të metodave të mjekimit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se institucioni për projekt për avancim të kapacitetit të Qendrës rajonale për genomikë dhe proteomikë në vlerë prej 43 milionë denarëve, përmes Ministrisë, mori mbështetje prej 21 milionëve, përkatësisht pothuajse 50 për qind nga vlera e përgjithshme.

"Kënaqësia është e ndërsjelltë, sepse pas një periudhe me të vërtetë të gjatë, të them, stagnim i shtetit në pjesën e mbështetjes për institucionet shkencore, Qeveria aktuale ndau rreth 240 milionë denarë për t'iu ndihmuar t'i modernizojnë kapacitetet shkencore-hulutmuese dhe me atë t'u hapen mundësi të reja për zhvillim të veprimtarisë që e kryejnë", nënvizoi Shaqiri.

Sipas udhëheqësit të Qendrës hulumtuese për inxhinieri gjenetike dhe bioteknologji "Georgi Efremov", akademiku Aleksandar Dimovski, akoma investohet pak në shkencë.

"Ka premtim dhe vullnet të mirë nga të gjithë, megjithatë kur të vijë koha për ndarje të vërtetë, çdoherë shkenca është në plan të tretë, e fundit nga e cila merret më lëehtë dhe lihet si pjesa më e imët për ndarje, ndërkaq jam thellësisht i bindur se pa investim në shkencë, nuk ka dituri, pa dituri nuk ka përparim. Gjithçka tjetër është vetëm krem mbi ëmbëlsirë pa themele", tha Dimovski. sa/ab/

Foto dhe video: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR