Qendra afariste "Soravia" në shitje përmbaruese më 24 prill
- – Qendra afariste “Soravia” në qendër të Shkupit është vënë në shitje përmbaruese të caktuar për 24 prill të këtij viti për shkak të detyrimeve të papërmbushura financiare. Vlera fillestare e objektit është 1.377.978.526 denarë ose rreth 22,4 milionë euro.
- Post By Fitore Curri
- 12:09, 3 prill, 2025
Shkup, 3 prill 2025 (MIA) – Qendra afariste “Soravia” në qendër të Shkupit është vënë në shitje përmbaruese të caktuar për 24 prill të këtij viti për shkak të detyrimeve të papërmbushura financiare. Vlera fillestare e objektit është 1.377.978.526 denarë ose rreth 22,4 milionë euro.
“Soravia” ishte në fokus të publikut për shkak të procesit kontrovers të ndryshimit të strukturës pronësore të kompanisë që e posedon objekti atraktiv – “Soravia Invest” dhe hyrjes së nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmeti, i cili drejtonte këtë objekt.
Drin Ahmeti, i cili është themelues dhe pronar i “Top industris”, kompania e cila e bleu qendrën tregtare “Soravia”, në mars të këtij viti përmes një kumtese informoi se do të tërhiqet nga funksioni udhëheqës. Sipas kumtesës nga “Top insdustris”, pronari i ri është kompania amerikane “Teksas amerikan interneshënëll holldings”.
Shitja e objektit afarist prej 1307 metra katrorë është me kërkesë të borxhit prej 930 mijë euro ndaj “Bankës së Parë të Investimeve” nga Sofja e Bullgarisë, në bazë të Marrëveshjes për hua nga shtatori i vitit 2022. Oferta publike me shkrim , siç është publikuar në ueb faqen e Odës së Përmbaruesve, do të mbahet më 24 prill në zyrën e përmbaruesit Andreja Bunevski.
Çmimi fillestar për objektin është 1.377.978.526 denarë gjegjësisht rreth 22.406.000 euro, ndërsa në ankandin publik mund të marrin pjesë vetëm persona të cilët paraprakisht kanë dhënë garanci e cila është 1/10 (një e dhjeta) e vlerës së konfirmuar të patundshmërisë, gjegjësisht vlerë prej 137.797.853 denarë ose rreth 2,2 milionë euro. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s