• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qasje e re në kontrollet e hapësirave bujqësore - imazhe satelitore çdo 6 - 10 ditë

Qasje e re në kontrollet e  hapësirave bujqësore - imazhe satelitore çdo 6 - 10 ditë

Shkup, 19 shkurt 2023 (MIA) - Me pagesën e subvencioneve për sipërfaqe të tokës së punueshme pavarësisht nga lloji i kulturës bujqësore, u krijuan mundësi për vendosjen e një qasjeje të re në zbatimin e kontrolleve në terren, të ashtuquajturat monitorimi i parcelave.

Monitorimi, i cili sivjet për herë të parë vendoset në vendet-anëtare të BE-së, ndërsa tek ne do të fillojë në një territor të caktuar pilot, do të mundësojë kontrolle nëpërmjet imazheve    satelitore që do të tregojnë nëse  në ndonjë parcelë kultivohet kulturë bujqësore, pa në këtë rast të vizitohet fizikisht vetë vendi. 

Bëhet fjalë për imazhet satelitore Sentinel (imazhe të reja satelitore çdo 6 - 10 ditë dhe përpunimi i tyre) që do të mundësojnë vendosjen e një sistemi të saktë zbulimi të sipërfaqeve të kultivuara. Pjesë e monitorimit të parcelave do të jetë e ashtuquajturaa gjeo-shënim i fotografive që  në sistem gjithpëfshirës të kontrollit do t'i përfshijë edhe bujqit.  

 "Ky lloj kontrolli do të mundësojë monitorim të plotë të të gjitha parcelave bujqësore, pa vizituar vetë vendin, me përdorurimin e të ashtuquajturave mazhet satelitore Sentinel përmes të cilave përcaktohet nëse në sipërfaqe kuktivohet kulturë bujqësore. Fillimisht, ne do ta zbatojmë sistemin në një territor të caktuar pilot me tendencë që të zgjerohet në të gjithë territorin të shtetit që në vitet në vijim", thotë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Ljupço Nikollovski.

 Që nga viti 2012, në vend kryhen  kontrolle në një mostër të përzgjedhur, por me vizitë në terren. Mordoren edhe metoda në distancë  nëpërmjet imazheve satelitore të cilat bëhen një ose dy herë në vit për zonë në periudhën më të përshtatshme vegjetative. ar/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR