• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qasje e dakorduar deri 200 milionë euro nga programi për kujdes dhe likuiditet të FMN-së

Qasje e dakorduar deri 200 milionë euro nga programi për kujdes dhe likuiditet të FMN-së

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Përfaqësuesit e Fondit monetar ndërkombëtar (FMN) dhe të institucioneve kompetente në vend arritën marrëveshje për qasje drejt rreth 200 milionë eurove nga programi për kujdes dhe likuiditet të FMN-së. Siç kumtuan sot  në konferencën për shtyp në Qeveri, ministri i Financave Fatmir Besimi dhe shefi i Misionit të FMN-së në Shkup, Zhak Minian, këto mjete duhet të jenë të kapshme pas taki9mti të Këshillit ekzekutiv të FMN-së më 21 dhjetor.

"Kjo varet nga miratimi i Këshillit ekzekutiv të FMN-së. Më 21 dhjetor do të ketë takim dhe ne do të rekomandojmë të miratohet, ndërkaq nëse miratohet revizioni, rreth 200 milionë euro do të jenë të kapshme për organet kompetente në Maqedoni të Veriut", deklaroi Minian.

Ai tha se nga ajo që din, kompetentët në vend planifikojnë të tërheqin 150 milionë euro, ndërsa të tjerat të shërbejnë për rezervë.

"Fakti që arritëm marrëvehsje është shumë me rëndësi. Porosia e dytë që dëshiroj ta transmetoj është se presim që aktivitetet ekonomike të përshçejtohen siç hyjmë në vitin 2024. presim të ndërtohet Korridori 8/10d. projekti të përshpejtohet. Për momentin po bëhen hulumtime gjeologjike, por sapo të prëfundojë ndërtimi, ajo do t'i stimulojë aktivitetet ekonomike", tha Minian.

Sipas përfaqësuesit të FMN-së, për këtë vit ata parashohin rritje prej 3,2 për qind, dhe njejtë po aq për vitin e ardhshëm.

"Me rëndësi është të përshpejtohet rritja në Maqedoni të Veriut sepse ajo është faktori kyç që të ardhurat t'u afrohen atyre nga Evropa Perëndimore. Ai proces funksionoi shumë mirë deri në vitin 2010, ndërsa prej atëherë nuk është aq mirë. Do të thotë nevojiten politika që të rritet produktiviteti, që të rriten investimet dhe prandaj është aq me rëndësi të lëmë hapësirë në buxhet për shpenzimet kapitale", tha Miniani.

Porosia e tretë e tij është se politika fiskale, politika buxhetore dhe numrat janë të mirë dhe shkojnë në drejtim të duhur. Miniani shfaqi bindje se kompetentët do t'i kenë kujdes qëllimet për deficit dhe se ekziston mundësi që ai për këtë vit të jetë madje edhe më i ulët. Për vitin 2024 FMN, siç thotë, tërësisht i mbështetë qëllimet e Qeverisë prë ta miratuar buxhetin për vitin 2024 i cili do të ishte konzistent me qëllimin e tyre që deficiti buxhetor të jetë 33-34 miliardë denarë. Shefi i FMN-së për vendin thotë se nevojitet që vendi të ketë kursime, por edhe se inflacioni ulet dhe se është e dëshirueshme ai trend të vazhdojë.

"Prandaj është me rëndësi politika fiskale të jetë e dakorduar me politikën monetare në mënyrë që të ndihmohet realizimi i atij qëllimi. E dimë se paraprin periudha zgjedhore dhe në atë periudhë me rëndësi është Qeveria të evitojë premtime të mëdha. E kuptojmë sepse është miratuar Marrëveshja kolektive në mënyrë që të rriten rrogat, që ata ta arrijnë inflacionin dhe buxhetin për vitin 2024 ka mjaft mjete që të mbulohet Marrëveshja kolektive, por nuk duhet të japim premtime të reja, rritje të reja. Kjo do të ishte keq për Buxhetin dhe për inflacionin", tha Miniani.

Lidhur me inflacionin thotë se ai do të ulet për shkak të faktorëve global, dhe se ulen çmimet e ushqimit dhe të energjisë. Miniani thotë se korniza e Bankës popullore është mjaft e fuqishme dhe se ajo ka instrumente të reflektojër rezultate, por kjo, sipas tij, nuk do të thotë se duhet të jemi të kënaqur.

Shefi i FMN-së për vendin theksoi se bankat në Maqedoni të Veriut janë mjaft të shëndosha, janë likuide, kanë kapital dhe dakordohen me Bankën popullore se tani është momenti që bankat të krijojnë rezerva.

Ministri Besimi, tha se është arritur marrëveshje për transhën e dytë me FMN-në.

"Arritëm marrëveshje edhe për transhën e dytë, përkatësisht, në këtë fazë, gjithsesi do të pasojnë procedura deri në fund të vitit në menaxhmentin e FMN-së. Por, edhe ajo që ishte kushti ynë i parë, të miratojmë buxhet me 3,4 për qind deficit, që është ulje e konsiderueshme e deficitit lidhur me vitin rrjedhës, nëse krahasojmë nga nga Kovidi e këtej, kur deficiti ishte 8 për qind nga BPV-ja, patëm recesion prej 4,7 për qind. Sot flasim për trend të rritjes dhe prëshçejtimti të rritjes që planifikohet për vitin e ardhshëm të jetë më i lartë sepse inflacionin tashmë e reduktuam në numër njëshifror", tha ministri, i cili sqaroi se pritet vitin e ardhshëm mesatarja të jetë 3,5 prë qind.

Besimi tha se po stabilizohen pritjet dhe po krijohet baza.

"Të gjithë kolegët ministra, prëfshirë edhe kryeministrin, qëndruan prapa këtij buxheti të cilin do ta prezantojmë në Kuvend, me këto politika kryesore që u transmetuan, ndërkaq edhe me mbështetje nga institucionet ndërkombëtare siç janë FMN, KE, Banka botërore dhe bankat e tjera që e mbështesin financiarisht këtë buxhet, që na krijon një bazë solide për rejting të mirë kreditor të shtetit, në tregjet financiare ndërkombëtare, ndaj investuesve", tha Besimi. ab/

FOTO: Printskrin

 

  

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR