• e premte, 05 dhjetor 2025

Qarkullimi zhvillohet pa ndërprerje nëpër rruga të lagështa

Qarkullimi zhvillohet pa ndërprerje nëpër rruga të lagështa

Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, nëpër disa vende me lagështi, njofton LAMM në raportin e saj të mëngjesit për gjendjen e rrugëve.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Në fuqi është obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore të automjeteve, pavarësisht kushteve momentale të motit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR