• e mërkurë, 12 shkurt 2025

Qarkullimi rrugor zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa dhe mbetje të borës

Qarkullimi rrugor zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa dhe mbetje të borës

Shkup, 12 janar 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa dhe mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve tona të kujdestarisë, informojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë".

Është lëshuar për qarkullim të mallrave rruga Deve Bair – Kriva Pallankë.

Ndalesë për automjete të rënda për shkaqe parandaluese ka në drejtimet rrugore Gostivar-Mavrovë-Dibër, Gostivar-Strazhë-Kërçovë, në qafat malore Presekë, Pletvar, Gjavatë, Makedonski Brod - Prilep përmes qafës malore Barbaros dhe Dellçevë - V.K Dellçevë.

Në disa drejtime rrugore që kalojnë nëpër gryka dhe përrenj, janë të mundura rrëshqitje më të vogla të dheut.

NP "Rrugët e Maqedonisë" apelon për vozitje të kujdesshme të automjeteve, respektim të sinjalizimit në komunikacion dhe adaptim të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

NP "Rrugët e Maqedonisë" thuhet në kumtesë me gjithë mekanizimin dhe fuqinë punëtore që ka në dispozicion, është përfshirë në pastrimin e rrugëve, ndërsa ekipet e kujdestarisë janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha drejtimet rrugore.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR