• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qëndrimi i Qeverisë për ndryshimet kushtetuese është i qartë dhe mbetet i njëjtë, thotë Miteva

Qëndrimi i Qeverisë për ndryshimet kushtetuese është i qartë dhe mbetet i njëjtë, thotë Miteva

Shkup, 28 nëntor 2024 (MIA) - Qëndrimi i Qeverisë është i qartë dhe mbetet i njëjtë, tha sot zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva në pyetjen e gazetarëve për të komentuar deklaratën e eurokomisares për zgjerimin Marta Kos e cila dje përsëriti të njëjtat kërkesa nga BE për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese për zhbllokimin e negociatave qasëse.

"Si qeveri vlerësoj që kemi pasur një përgjigje për këtë situatë dhe për këtë çështje. Qëndrimi i Qeverisë është i qartë dhe mbetemi në atë qëndrim", tha Miteva.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Qeveria ka të definuara “vijat e kuqe” në procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe se nuk do të tërhiqet, as edhe t'i nënshtrohet “poshtërimit” dhe shkatërrimit të identitetit të saj.

E pyetur nëse nuk e konsideron si një lloj presioni ndaj gjyqësorit dhe prokurorisë deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski se do të ndërhyjë tek prokurorët dhe gjyqtarët të cilët janë pjesë e pushtetit gjyqësor- e ndarë nga pushteti ekzekutiv dhe nëse kthehet përsëri gjyqësori i partizuar, zëdhënësja e Qeverisë tha se nuk pajtohet me një vlerësim të tillë.

"Kushdo që të këtë dhënë këtë qëndrim se është presion, nuk mund të pajtohem. Më vjen mirë që keni nga pala e kundërt jurist me të cilin bisedon, ashtuqë mund të kryqëzojmë argumentet ligjore dhe të them se ky është qëndrim i juaj personal dhe nuk bëhet fjalë për presion. Më vjen shumë keq që nuk mund të shihni ndoshta se kur keni dy për qind besim te gjyqësori në tërësi kur qytetarët ju thonë se gjyqësori është vërtet i shkatërruar dhe i partizuar, të pajtoheni kësisoj se bëhet fjalë për presion kur dikush dëshiron të ndryshojë gjërat. Më vjen keq që keni një mendim të tillë", tha Miteva.

At a session on November 26, the Government established the criteria under which companies will receive funds from the EUR 250 million Hungarian loan, Government Spokesperson Marija Miteva sa

Në pyetjen e gazetarëve se si ndjehet si femër pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Mickoski se “nuk do të tolerojë prokurore për të vendosur se kë duhet arrestuar”, Miteva siguron se duke e ditur mënyrën e komunikimit të kryeministrit, nuk ka pasur qëllim të ofendojë.

"Mund të them se në kuadër të asaj që po ndodh në Këshillin gjyqësor dhe në gjyqësi në tërësi, mund të shohim se situatat që ekzistojnë atje dhe që duhet të ndodhin në kuadër të procedimit penal, po ndodhin situata që janë realisht të pazakonta. Duke e njohur mënyrën e komunikimit të kryeministrit, mund t'ju them se në asnjë rast nuk ka pasur qëllim të ofendojë imazhin dhe veprën e ndonjë gruaje që merret me punë shoqërore apo është pjesë e politikës në përgjithësi", thotë Miteva.

Ajo ka rikonfirmuar se Qeveria do ta ndihmojë NQP-Shkup nëse ngelet përsëri pa naftë.

"Në shumë raste kemi biseduar për situatat që po ndodhin në Qytetin e Shkupit dhe për menaxhmentin që nuk arrin t'i menaxhojë atje punët. Ju rikujtoj se shumë kohë para se të ndodhte situata me NQP-në, ne patëm një takim me kryebashkiaken e cila në atë kohë tha se gjendja ishte e shkëlqyer dhe se do të përballej me situatën, arritëm në pikën që të kemi një ngecje të tillë. Ne si Qeveri shpresojmë që pas përfundimit të furnizimit i cili aktualisht është duke u zhvilluar, kjo situatë të mos ndodhë. Si Qeveri kuptohet se do të ndihmojmë në çdo moment me aq sa mundemi", ka thënë Miteva.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR