Qëllohet me armë zjarri ndaj një personi në QT “Mavrovasja”
- Në Qendrën tregtare "Mavrovasja" mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vrasje ku nuk dihen ende shkaqet e saj.
- Post By Fami Bajrami
- 11:03, 20 gusht, 2024

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Në Qendrën tregtare "Mavrovasja" mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vrasje ku nuk dihen ende shkaqet e saj.
Në terren për momentin ndodhen një numër i madh i ekipeve të policisë dhe autoambulanca, ndërsa është vendosur shirit policor në vendin e ngjarjes.
Pritet kumtesë zyrtare nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Foto: arkivi i MIA-s