• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Që nga fillimi i epidemisë nga difteria në Guenia jetën e kanë humbur rreth 60 persona

Që nga fillimi i epidemisë nga difteria në Guenia jetën e kanë humbur rreth 60 persona

Konakri, 19 tetor 2023 (MIA) - Që nga fillimi i epidemisë nga difteria që shpërtheu në korrik në Guinenë qendrore, jetën e kanë humbur rreth 60 persona, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). 

Difteria është një sëmundje shumë ngjitëse që mund të parandalohet me vaksinë. Ajo mund të çojë në vdekje nga pesë deri në 10 për qind të rasteve, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është më e lartë tek fëmijët e vegjël.

Difteria tipike është një infeksion i frymëmarrjes që shkakton dëmtim të sistemit nervor qendror, fytit ose organeve të tjera, të cilat mund të çojnë në vdekje nga mbytja. Më shpesh paraqiten infeksione të vogla serioze në lëkurë, sqaron Instituti Paster në ueb faqen e saj.

OBSH-ja njoftoi se janë konfirmuar 58 raste të vdekjes nga 520 të prekur që nga fillimi i epidemisë. 

Grupmoshat nga një deri në katër vjeç përbëjnë shumicën e rasteve të raportuara të infeksionit, thuhet në njoftimin e OBSH-së gjë që kërkon një shkallë më të lartë të vaksinimit. qa/

Foto: internet

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR