• e premte, 05 dhjetor 2025

Pyetje të deputetëve. Radhë ligjesh nga procesi reformues në gjyqësi. Qeveria punon edhe në Strategjinë për zhvillim të sektorit mediatik

Pyetje të deputetëve. Radhë ligjesh nga procesi reformues në gjyqësi. Qeveria punon edhe në Strategjinë për zhvillim të sektorit mediatik

Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) - Ministria e Drejtësisë gjatë periudhës së kaluar në proces të hapur dhe transparent punoi në një sërë ligjesh nga agjendat reformuese. Këtë e theksoi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili duke iu përgjigjur pyetjes drejtuar atij nga deputetja Diana Toska nga Fronti evropian i ceki të gjitha ligjet që janë sjellë apo janë në procedurë qeveritare në pajtim me agjendën reformuese.

"Kur flitet për procesin reformues, është diçka që qeveria e kaluar e pranoi pa bisedime për datat, në vitine fundit të pushtetit, duke menduar se pasi t'i humbhë zgjedhjet askush nuk do të arrijë për aq kohë të shkurtë t'i sjellë ato reforma thelbësore dhe shtetijn ta çojë përpara", tha Fillkov.

Deputetja Toska, e pakënaqur nga përjgigja e ministrit, theksoi se Raporti i fundit i Komisionit evropian e demaskoi punën e Qeverisë, duke cekur se ai nuk ndonjë dokument i përgatitur nga opozita por nga Brukseli zyrtar.

Në pyetjen e saj për liri të mediumeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve, u përgjigj ministri i Shoqërisë informatike dhe Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, i cili foli për gjendjen e trashëguar në mediume, përkatësisht borxhet ndaj ASHAAM prej mbi 3,6 milionë denarëve, ndaj RTVM-së mbi 80 milionë denarë dhe rreth dy milionë denarë ndaj Radio-difuzionit të Maqedonisë.

"Siguruam mjete që këto trupa të pavarur rregullator të mund të punojnë, të ushtrojnë kontroll dhe mbikëqyrje dhe të ndërtojnë infrastrukturës radio-difuzive. me ndryshime të Ligjit për mediumet mundësuam të gjitha mediumet onlajn në vend, ndërkaq të cilat kanë politikë të vërtetë reale autoriale, redaktuese, që janë regjistruar dhe paguajnë tatime të mund të regjistrohen so mediume, diçka që qeveria juaj as që mendonte ta bënte", tha Andonovski.

Ai tha se ka përfunduar koha kur mediumet në vend postonin lajme të rrejshme, përhapnin dezinformata, shpifje ndaj jobashkëmendimtarëve politikë, ndërkaq njëkohësisht të financohen nga kompani shtetërore, të marrin pjesë në zgjedhje, të financuara nga partitë politike, pronarët e tyre të punojnë në institucione shtetërore...

Deputetja Toska nuk ishte e kënaqur nga përgjigja e ministrit Andonovski, duke cekur se në cilën do pyetje drejtuar përfaqësuesve të qeverisë përgjgijet shndërrohen në akuza politike, me shembuj dhe përvoja nga e kaluara.

"Tema e mediumeve të lira nuk është temë për polemikë politike, por problem i notuar në Raportin e KE-së. Sipas BE-së, situata e mediumeve në vend është përkeqësuar, presionet janë shtuar, sulmet verbale janë shpeshtuar, institucionet nuk reagojnë. Pyetja ishte çfarë keni bërë, jo çfarë është bërë më parë... Ju jeni qeveria e vetme nga rajoni ku ka regres në lirinë e mediumeve. Tregoni se çfarë keni bërë për mbrojtjen e lirisë së mediumeve", tha Toska. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR