Pyetje të deputetëve në shtëpinë ligjvënëse
- – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë mbledhjen e 71-të me pikën e vetme të rendit të ditës parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.
- Post By Fitore Curri
- 07:44, 27 nëntor, 2025
Shkup, 27 nëntor 2025 (MIA) – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë mbledhjen e 71-të me pikën e vetme të rendit të ditës parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.
Zakonisht, mbledhje të tilla plenare mbahen çdo të enjte të fundit të muajit.
Sipas Rregullores, pyetje kryeministrit dhe ministrave të parët do tu parashtrojnë deputetët e opozitës.
Sipas Rregullores së re, nga 21 nëntori i vitit të kaluar një herë në muaj mbahet edhe mbledhje për pyetje të deputetëve nga deputetët e opozitës dhe zgjat dy orë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s