• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Pyetësor nga MASH për mësimdhënësit dhe opinionin nëse duhet të ketë pushim pranveror në vitin shkollor 2024-2025

Pyetësor nga MASH për mësimdhënësit dhe opinionin nëse duhet të ketë pushim pranveror në vitin shkollor 2024-2025

Shkup, 10 korrik 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës konsulton shkollat dhe publikun për organizimin e pushimit pranveror në vitin shkollor 2024-2025 për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të cilët për herë të parë kishin pushim pranveror gjatë vitit shkollor që përfundoi.

MASH në kumtesë citon se për shkak të qëndrimeve të ndryshme rreth nevojës së pushimit pranveror ka dërguar pyetësor te shkollat në linkun në vijim, me qëllim që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit, prindërit/kujdestarët të japin mendimin e tyre personal. 

"Duke marrë parasysh qëndrimet e ndryshme në opinion lidhur me pushimin pranverore në arsimin fillor dhe të mesëm vitin e kaluar shkollor, ndërsa me qellim të transparencës të vendoset nëse do të organizohet edhe në vitin shkollor 2024/2025, ministria dërgoi pyetësor shkollave, në rrjedh është përgatitja e kalendarëve për organizimin e punës së shkollave fillore dhe të mesme në vitin shkollor 2024-2025 dhe për përmbledhjen e suksesshme të procesit, me rëndësi të madhe është mendimi i opinionit më të gjërë, rreth asaj se a është i nevojshëm organizimi i pushimit pranveror", informon MASH.

Ministria gjithashtu thekson se nëse vitin e ardhshëm do të ketë pushim pranveror, viti shkollor në vitin shkollor 2024/2025 do të përfundonte më 13 qershor 2025, dhe nëse vendoset që të mos ketë pushim pranveror, ai do të përfundojë më 10 qershor 2025.

Me vendim të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, nxënësit në shkollat ​​fillore dhe të mesme vitin e kaluar shkollor për herë të parë patën pushim pranveror, i cili u organizua nga 29 prilli deri më 6 maj 2024. Për herë të parë nxënësit e shkollave fillore patën një vit shkollor të zgjatur, i cili ka përfunduar më 17 qershor ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme viti shkollor ka përfunduar më 10 qershor 2024. sa/

foto: printskrin nga pyetësori i MASH

QËNDRONI TË LIDHUR