• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putini: Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast të kërcënimit

Putini: Rusia mund të përdorë armë bërthamore në rast të kërcënimit

Moskë, 6 qershor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin, duke folur për rreziqet e luftës bërthamore me Ukrainën, dje paralajmëroi se Rusia mund t'i përdorë të gjitha mjetet e disponueshme për t'u mbrojtur përderisa rrezikohen sovraniteti dhe integriteti territorial i saj.

Putini tha se Perëndimi disa herë e akuzoi Rusinë për kërcënime me armë bërthamore, por që kjo është gabim, sepse pikërisht SHBA përdori armë bërthamore kundër Japonisë në luftën e Dytë Botërore.

Në Forumin Ekonomik në Shën Peterburg, duke folur para redaktorëve të mediave të huaja, Putini tha se doktrina bërthamore ruse lejon të përdoren armë të tilla si përgjigje e disa kërcënimeve.

"Për ndonjë arsye, Perëndimi beson se Rusia asnjëherë nuk do ta përdorë", tha Putini dhe shtoi se vendi i tij ka doktrinë bërthamore, duke u bërë thirrje të pranishmëve të shohin se çka ka në të.

"Nëse procedurat e dikujt e rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin tonë territorial, besojmë se është e mundur t'i përdorim të gjitha mjetet që na qëndrojnë në dispozicion. Kjo nuk duhet të merret lehtë, sipërfaqësisht", theksoi ai.

Putini e akuzoi administratën e Bajdenit, që është furnizuesi më i madh i pajisjes ushtarake për Ukrainën, se bën gabim pas gabimi ose e "djeg" sistemin politik amerikan dhe lidershipin global. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR