• e mërkurë, 03 korrik 2024

Putini paralajmëroi kandidaturë për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024

Putini paralajmëroi kandidaturë për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024

Moskë, 8 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin sot paralajmëroi se do të kandidohet për presiedent në zgjedhjet në mars të vitit 2024. Vendimin e Putinit e kumtoi Kremlini, në një ceremoni të dekorimit të veteranëve të luftës.

Pasi Putini i dekoroi veteranët e luftës, të cilët kanë luftuar në Ukrainë, tha se do të kandidohet sërish për president.

Putini është në pushtet si president apo kryeministër i Rusisë që nga fundi i shekullit të kaluar, që e bën lider të Kremlinit me stazhin më të gjatë pas Josif Stalinit.

Në prill të vitit 2021, ai ka nënshkruar ligj, me të cilin i lejohet të kandidohet për edhe dy mandate gjashtëvjeçare. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR