• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Putini nuk shkon në samitin e G-20 në Nju Delhi, Lavrovi do ta udhëheq delegacionin rus

Putini nuk shkon në samitin e G-20 në Nju Delhi, Lavrovi do ta udhëheq delegacionin rus

Moskë/Nju Delhi, 28 gusht 2023 (MIA) - Rusinë në samitin e G-20 në Nju Delhi do ta përfaqësojë shefi i diplomacisë Sergej Lavrov, deklaroi presidenti rus Vlladimir Putin në bisedën e sotme telefonike me kryeministrin indian Narendra Modi, transmeton N1.

Të dy liderët trajtuan edhe temën e zgjerimit të planifikuar të grupit BRIKS i cili përbëhet nga India, Rusia, Kina, Brazili dhe Republika e Afrikës së Jugut, si dhe samitin e anëtarëve të G20, vendet me ekonomitë më të mëdha botërore.

Nju Delhi muajin e ardhshëm do të jetë nikoqir i samitit të G20.

Kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar morën pjesë në samitin e BRIKS në Afrikën e Jugut, megjithëse lideri rus mori pjesë përmes video lidhjes për shkak të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata ndërkombëtare penale (ICC) për krime lufte në Ukrainë.

Kremlini i cili mohon akuzat e GJNP-së, tha se Putiini personalisht nuk do të marrë pjesë në takimin e anëtareve të G20 në Indi, por se vendin do ta përfaqësojë atje ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, thuhet në kumtesën e qeverisë indiane.

“Duke shprehur mirëkuptimin e tij për vendimin e Rusisë, kryeministri ka falënderuar presidentin Putin për mbështetjen e vazhdueshme të Rusisë për të gjitha nismat gjatë kryesimit indian me samitin e G20”, bën të ditur qeveria indiane.

“Gjatë bisedës, të dy liderët biseduan edhe për marrëdhëniet aktuale ruso-indiane, të cilat gradualisht po zhvillohen në frymën e një partneriteti të veçantë strategjik. Është konfirmuar dinamika pozitive e bashkëpunimit tregtar- ekonomik mes dy vendeve", thuhet në komunikatën e Kremlinit.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR