• e martë, 26 nëntor 2024

Putini në Korenë e Veriut: Rusia lufton kundër hegjemonisë amerikane

Putini në Korenë e Veriut: Rusia lufton kundër hegjemonisë amerikane

Moskë, 19 qershor 2024 (MIA) - Rusia me dekada po lufton kundër   "politikave hegjemoniste dhe imperialiste" të SHBA-së dhe aleatëve të saj, tha presidenti Vladimir Putini në fillim të bisedimeve me liderin e Koresë së Veriut Kim Xhong-un në Phenian. 

"Mendoj se lufta jonë kundër politikës hegjemoniste dhe imperialiste që na kanë imponuar SHBA-ja dhe satelitët e tyre në raport me Rusinë me dekada", tha Putini.

 Ai falënderoi liderin e Koresë së Veriut për mbështetjen e Koresë së Veriut për Rusinë, duke përfshirë çështjen për Ukrainën.

 "Lartë e vlerësojmë mbështejen tuaj të vazhdueshme dhe të palëkundur për politikën ruse, përfshirë edhe drejtimin ukrainas", tha Putini, duke shtuar se ndërveprimi ndërmjet dy vendeve bazohet në parimin e barazisë dhe respektit reciprok të interesave të tyre.

 Sipas tij, Rusia dhe Koreja e Veriut kanë qenë të lidhura për shumë dekada me miqësi të vërtetë dhe fqinjësi të mirë.

 Putini ishte pritur me ceremoni të madhe në sheshin qendrorë në Phenian. qa

Foto: DPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR