• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putini në Ditën e Fitores paralajmëron në mundësinë e një përplasje globale

Putini në Ditën e Fitores paralajmëron në mundësinë e një përplasje globale

 Moskë, 9 maj 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putini sot e akuzoi Perëndimin se rrezikon një konflikt global dhe tha se askush nuk do të lejohet të kërcënojë fuqinë më të madhe bërthamore në botë, duke e shënuar fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Ndërsa trupat ruse përparojnë kundër forcave ukrainase, të cilat mbështeten nga Perëndimi, Putini i akuzoi elitat "arrogante" perëndimore se kanë harruar rolin vendimtar që Bashkimi Sovjetik e luajti në mposhtjen e Gjermanisë naziste dhe nxitjen e konflikteve në mbarë botën, raportoi Hina. 

 "E dimë se në çfarë çon mospërmbajtja në qëllime të tilla. Rusia do të bëjë gjithçka që të parandalohet një konflikt global, tha Putini në Sheshin e Kuq pasi Ministri i Mbrojtjes Sergej Shojgu bëri kontroll të forcave të rreshtuara të shumta.

Por, shtoi ai, në të njëjtën kohë nuk do të lejojmë askënd të na kërcënojë. 

"Forcat tona strategjike janë gjithmonë në gjendje të gatishmërisë luftarake", tha ai. 

Putini, i cili e dërgoi ushtrinë e tij në Ukrainë në vitin 2022, e sheh luftën si pjesë të një beteje kundër Perëndimit, që, sipas tij, e ka poshtëruar Rusinë që nga rënia e Murit të Berlinit në vitin 1989, duke shkelur "sferën e ndikimit" të Moskës. 

 Ukraina dhe Perëndimi e akuzojnë Putinin për rrëmbim të tokës të stilit perandorak. Ata premtuan se do ta fitojnë Rusinë, e cila për momentin kontrollon rreth 18 për qind të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë dhe pjesë të katër rajoneve në Ukrainën lindore. Rusia pretendon se këto zona, dikur pjesë e Perandorisë Ruse, tani janë përsëri pjesë e Rusisë.

 Bashkimi Sovjetik humbi 27 milionë njerëz në Luftën e Dytë Botërore, shumë prej tyre në Ukrainë, që në fund t'i shtyjë forcat naziste mbrapa në Berlin, ku Hitleri kreu vetëvrasje. Flamuri i kuq sovjetik i fitores u ngrit mbi Rajhstagun në vitin 1945.

Kapitullimi i pakushtëzuar i Gjermanisë naziste hyri në fuqi në orën 23:01 më 8 maj të vitit 1945, ndërsa në Francë, Britan të Madhe dhe SHBA festohet si "Dita e Fitores në Evropë". Në atë kohë, në Moskë tashmë ishte 9 maji, e cila më vonë u bë "Dita e Fitores" në Bashkimin Sovjetik në të ashtuquajturën Luftën e Madhe Patriotike të viteve 1941-45. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR