• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putini e mbështet planin kinez për zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë

Putini e mbështet planin kinez për zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë

Moskë, 15 maj 2024 (MIA) - Presidenti rus, Vladimir Putin në një intervistë të publikuar sot thotë se e mbështet planin kinez për zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë.

Në një intervistë për agjencinë kineze të lajmeve Sinhua para vizitës së Putinit në Kinë këtë javë, lideri rus tha se Pekini i kupton arsyet për krizën në tërësi.

Putini thotë edhe se Rusia është e hapur për dialog dhe bisedime për zgjidhjen e konfliktit i cili zgjat më shumë se dy vjet. 

"Plani dhe parimet e Kinës, të publikuara muajin e kaluar nga lideri kinez, Si Xhinping, i marrin parasysh faktorët pas konfliktit. Pozitivisht e vlerësojmë qasjen e Kinës për zgjidhje të krizës ukrainase. Pekini me të vërtetë i kupton arsyet e krizës dhe rëndësinë e saj globale gjeopolitike. Parimet shtesë për zgjidhjen e krizës, të cilat Si Xhinping i vendosi në kuadër të bisedimeve të tij me kancelarin gjerman Olaf Shollc, janë hapa realë dhe konstruktivë të cilët e zhvillojnë idenë se është e nevojshme që të tejkalohet mentaliteti i Luftës së Ftohtë", deklaroi Putini. 

Para më shumë se një viti, Pekini publikoi një plan prej 12 pikave që i përmban parimet e përgjithshme për dhënien fund të luftës në Ukrainë. Plani ishte përshëndetur edhe nga Rusia dhe nga Ukraina. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR