• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putini e emëroi Shojgun si koordinator për zhvillim të industrisë së mbrojtjes

Putini e emëroi Shojgun si koordinator për zhvillim të industrisë së mbrojtjes

Moskë, 4 qershor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sot e emëroi sekretarin e Këshillit të Sigurisë Sergej Shojgu si koordinator për zhvillim të kompleksit ushtarak - industrial.

Putini theksoi se është e nevojshme që të ketë një koordinator të pavarur të aktiviteteve që Ministria e Mbrojtjes të marrë pajisjet e duhura dhe ai duhet të jetë Shojgu.

Ai theksoi e bëhet fjalë për detyrat me prioritet të industrisë së mbrojtjes, për vëllimin dhe përfitimin e prodhimtarisë së produkteve më të njohura ushtarake.

Sergej Shojgu u bë sekretar i Këshillit të Sigurië më 12 maj.

Para kësaj ishte shef i Ministrisë së Mbrojtjes nga viti 2012, ndërsa pas inaugurimit të Putinit për mandatin e pestë presidencial në atë funksion erdhi Andrej Bellouov. fc/


Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR