Putini dhe Trampi u përshëndetën para mediave dhe ecën së bashku në tapetin e kuq në Enkorixh
- Presidentët e Rusisë - Vlladimir Putin dhe ai i SHBA-së - Donald Tramp, shtrënguan duart para mediave dhe së bashku ecën në tapetin e kuq të shtruar në pistën e bazës ushtarake Elmendorf-Riçardson, që u transmetua drejtpërdrejt nga shërbimi për shtyp i Shtëpisë së Bardhë.
- Post By Ramize Qamili
- 21:38, 15 gusht, 2025
Enkorixh, 15 gusht 2025 (MIA) - Presidentët e Rusisë - Vlladimir Putin dhe ai i SHBA-së - Donald Tramp, shtrënguan duart para mediave dhe së bashku ecën në tapetin e kuq të shtruar në pistën e bazës ushtarake Elmendorf-Riçardson, që u transmetua drejtpërdrejt nga shërbimi për shtyp i Shtëpisë së Bardhë.
Të dy së bashku hipën në Kadillak të zi.
Putin në negociata do të shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov dhe këshilltari i tij për politikë të jashtme Jurij Ushtakov.
Përveç Trampit, nga pala amerikane do të jenë të pranishëm edhe sekretari i shtetit Marko Rubio dhe i dërguari i posaçëm Stiv Uitkof. rq/
Foto: printskrin