• e shtunë, 29 qershor 2024

Putini dhe Erdogani do të takohen në Astana në fillim të korrikut

Putini dhe Erdogani do të takohen në Astana në fillim të korrikut

Moskë, 12 qershor 2024 (MIA) - Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin paralajmëroi se në fillim të korrikut në takimin rajonal në Astana do të takohet me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Në takimin me ministrin për Punë të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, ai tha se pret të jetë në kryeqytetin e Kazakistanit më 3 ose 4 korrik dhe se shpreson të diskutojë çështjet aktuale me Erdoganin.

Putini ka kërkuar edhe nga Fidani që t'ia përcjellë përshëndetjet liderit turk dhe propozoi që të vazhdojnë bisedimet në Astana për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe normalizimin e situatës në Siri.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR