• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putin: Ushtria ruse po përgatit përgjigje për sulmin mbi urën në Krime

Putin: Ushtria ruse po përgatit përgjigje për sulmin mbi urën në Krime

Odesë, 18 korrik 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putini mbrëmë deklaroi se Ministria e Mbrojtjes është duke përgatitur propozime për një përgjigje ruse ndaj sulmit që dëmtoi urën Kerç, që i lidh Krimenë me Rusinë jugore, për të cilën e fajësoi Ukrainën, lajmëroi Skaj njuz.

 Në fund të takimiit me përfaqësuesit kombëtarë dhe rajonalë për vlerësimin të pasojave nga shpërthimi, që u transmetua në televizion, presidenti rus sulmin mbi urë e quajti "akt mizor dhe të pakuptimtë" - duke e quajtur "akt terrorist", sepse, pretendoi, ura me muaj nuk është përdorur për furnizimin e forcave ruse që luftojnë në Ukrainë.

 “Do të ketë një përgjigje nga Rusia ndaj sulmit terrorist në urën në Krime”, tha ai.

 “Ministria e Mbrojtjes po përgatit propozime përkatëse. Ajo që ndodhi ishte një tjetër sulm terrorist nga regjimi në Kiev, i cili nuk kishte logjikë nga pikëpamja ushtarake”, tha presidenti rus.

 Ukraina nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë, por mediat në vend bënë të ditur se shërbimet ukrainase të sigurisë kishin vendosur dronë detarë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR