Putin: Ukraina në kundërsulm humbi mbi 90,000 ushtarë
- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot deklaroi se Ukraina që nga fillimi i kundërsulmit të saj në qershor ka humbur më shumë se 90.000 ushtarë, 557 tanke dhe rreth 1.900 automjete të blinduara.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:23, 5 tetor, 2023

Moskë, 5 tetor 2023 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot deklaroi se Ukraina që nga fillimi i kundërsulmit të saj në qershor ka humbur më shumë se 90.000 ushtarë, 557 tanke dhe rreth 1.900 automjete të blinduara.
Pretendimi i Putinit nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.
Putini përsëriti se është "e sigurtë" se Rusia do t'i arrijë qëllimet e saja në Ukrainë, duke shtuar se misioni i tij është ta "denazifikojë" Ukrainën. qa/ab/
Foto: EPA