Putin: Sulmi i sotëm është hakmarrje për sulmet ukrainase me ATACMS
- Presidneti rus Vlladimir Putin deklaroi se sulmi i sotëm ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase në tërë vendin është përgjigje ndaj sulmeve paraprake ukrainase me raketa amerikane ATACMS ndaj rajonit Kursk.
- Post By Besnik Shuki
- 13:12, 28 nëntor, 2024
Moskë, 28 nëntor 2024 (MIA) - Presidneti rus Vlladimir Putin deklaroi se sulmi i sotëm ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase në tërë vendin është përgjigje ndaj sulmeve paraprake ukrainase me raketa amerikane ATACMS ndaj rajonit Kursk.
Sulmet ruse gjatë natës kanë lënë qindra mijë ukrainas pa rrymë, kumtuan autoritetet rajonale sot, pasi Kievi paralajmëroi për sulm "masiv" rus ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.
Putini tha se Rusia ka lansuar pothuaj 200 dronë dhe raketa të tipit të ndryshëm në Ukrainë.
"Rusia i selekton objektivat në Ukrainë, të cilat mund të përfshijnë qendra për marrjen e vendimeve në Kiev, si përgjigje të sulmeve ukrainase me armë perëndimore me rreze veprimi të gjatë ndaj territorit rus", deklaroi ai.
Putini shtoi se "prodhimi rus i sistemeve përparimtare raketore e tejkalon prodhimin e NATO-s për dhjetëfish, me plane për rritje të mëtejshme". bsh/
Foto: EPA