Putin: Rusia po krijon një zonë tampon afër Harkovit, nuk planifikon marrjen e qytetit
- Presidenti rus, Vlladimir Putin sot deklaroi se qëllimi i ofensivës ruse në rajonin e Harkovit në Ukrainë është për të krijuar një zonë tampon, por jo për të pushtuar kryeqytetin e rajonit, transmeton Beta.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:23, 17 maj, 2024
Kiev, 17 maj 2024 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot deklaroi se qëllimi i ofensivës ruse në rajonin e Harkovit në Ukrainë është për të krijuar një zonë tampon, por jo për të pushtuar kryeqytetin e rajonit, transmeton Beta.
Putini në qytetin kinez Harbin, ku gjendet në vizitë zyrtare, deklaroi se sulmi i forcave ruse ndaj qytetit Harkov është përgjigje e granatimeve ukrainase të rajonit kufitar rus të Belgorodit.
"Publikisht kamë thënë se nëse vazhdojnë kështu, ne do të detyrohemi të krijojmë një zonë sigurie, sanitare”, tha presidenti rus.
Putini vlerësoi se armata ruse "çdo ditë arrin rezultate" në betejat në zonën e Harkovit, se "po përparon sipas planit" dhe se tani për tani Rusia nuk planifikon të okupojë Harkovin.
Më 9 maj Moska filloi një ofensivë të papritur në rajonin e Harkovit dhe tashmë ka fituar më shumë territor gjatë një viti e gjysmë të fundit. qa/
Foto: arkivi i MIA-s