Putin: Rusia dhe Korea e Veriut do të nënshkruajnë dokument "fundamental" për thellimin e bashkëpunimit
- Presidenti rus Vladimir Putini në fillim të bisedimeve të tij me liderin e Koresë së Veriut Kim Xhong-un në Phenian tha se dy vendet do të nënshkruajnë, siç tha, dokumentin "fundamental" e cila do të shënojë rrjedhën e marrëdhënieve midis Moskës dhe Phenianit, njoftuan agjencitë.
Phenian, 19 qershor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putini në fillim të bisedimeve të tij me liderin e Koresë së Veriut Kim Xhong-un në Phenian tha se dy vendet do të nënshkruajnë, siç tha, dokumentin "fundamental" e cila do të shënojë rrjedhën e marrëdhënieve midis Moskës dhe Phenianit, njoftuan agjencitë.
"Është përgatitur një dokument që do të formojë bazën e marrëdhënieve tona në dekadat e ardhshme, tha lideri rus, duke vënë në dukje se Rusia dhe Koreja e Veriut kanë bërë "progres të madh" në forcimin e lidhjeve dypalëshe si rezultat i vizitës së liderit të Koresë së Veriut në Rusia vitin e kaluar.
Putini i bëri ftesë Kimit që ta vizitojë Moskën.
"Më vjen mirë që përsëri u takuam. Shpresoj se takimi jonë i ardhshëm të jetë në Rusi, në Moskë", i'u drejtua liderit të Koresë së Veriut presidenti rus.
Putini dy herë ishte nikoqir i Kimit në Rusi. Kjo ka ndodhur gjatë dy vizitave të liderit të Koresë së Veriut në Lindjen e Largët Ruse në prill të vitit 2019 dhe shtator të vitit 2023.
Lideri i Koresë së Veriut Kim, përsëri, i tha Putini se synon të forcojë më tej lidhjet me Rusinë
"Pheniani synon të forcojë më tej bashkëpunimin strategjik me Moskën, raportojnë agjencitë ruse, duke iu referuar fjalëve të liderit të Koresë së Veriut Kim.
"Situata ndërkombëtare mbetet e komplikuar dhe shpejtë ndryshon", tha Kimi.
Lideri i Koresë së Veriut shtoi se marrëdhëniet Rusi-Kore e Veriut kanë hyrë në një periudhë prosperiteti të ri, i cili as nuk mund të krahasohet me periudhën e marrëdhënieve midis BRSS dhe RPDK nga shekulli i kaluar. qa
Foto: DPA