• e hënë, 07 tetor 2024

Putin: Rusia është e gatshme të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës palestinezo-izraelite

Putin: Rusia është e gatshme të ndërmjetësojë në zgjidhjen e krizës palestinezo-izraelite

Bishkek, 13 tetor 2023 (MIA) - Rusia është e gatshme të veprojë si ndërmjetësues në zgjidhjen e krizës palestinezo-izraelite, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin.

Në samitin e Komunitetit të shteteve të pavarura në Bishkek ai theksoi se është e nevojshme të kërkohet një zgjidhje paqësore e konfliktit dhe se thjesht nuk ka alternativë.

"Humbjet e civilëve janë absolutisht të papranueshme. Gjëja më e rëndësishme tani është të ndalohet gjakderdhja", the Putin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR