Putin: Pajtimi midis Rusisë dhe Ukrainës është i pashmangshëm, është çështje kohe
- Presidenti rus, Vlladimir Putin deklaroi sot se pajtimi midis Rusisë dhe Ukrainës është i pashmangshëm dhe se është çështje kohe.
- Post By Fami Bajrami
- 12:47, 4 maj, 2025

Moskë, 4 maj 2025 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin deklaroi sot se pajtimi midis Rusisë dhe Ukrainës është i pashmangshëm dhe se është çështje kohe.
"Më duket se kjo është e pashmangshme, krahas të gjitha tragjedive që përjetojmë tani. Është çështje kohe", ka thënë Putini në një intervistë për televizionin "Rusia 1".
Presidenti rus pranoi se nuk ndihet si një politikan që vendos për fatin e vendit dhe theksoi se ende "thith të njëjtin ajër si miliona qytetarë të tjerë të Rusisë".
“Rusia ka të gjitha forcat e nevojshme për ta përfunduar me sukses luftën në Ukrainë pa përdorimin e armëve bërthamore, pa dallim të asaj se sa e provokuar është t’i përdorë ato”, shtoi Putini.
Foto: arkivi i MIA-s