• e martë, 24 dhjetor 2024

Putin: Nuk do të ketë marrëveshje të re për grurin derisa Perëndimi të përmbushë kërkesat e saja

Putin: Nuk do të ketë marrëveshje të re për grurin derisa Perëndimi të përmbushë kërkesat e saja

Soçi, 4 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot pas takimit me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Soçi deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje të re për grurin me të cilin do të rregullohej transporti i drithit përmes Detit të Zi derisa Perëndimi të përmbushë kërkesat e tij, bëjnë të ditur agjencitë e huaja.

Putini gjithashtu tha se Rusia ishte afër finalizimit të marrëveshjes për të siguruar grurë falas për gjashtë vende afrikane.

Ai në korrik refuzoi ta zgjasë marrëveshjen për grurin të ndërmjetësuar nga Turqia dhe KB një vit më parë, e cila konsiderohej si e rëndësishme për rezervat globale të ushqimit, veçanërisht në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi. Ukraina dhe Rusia janë furnizuesit kryesorë të grurit, elbit, vajit të lulediellit dhe mallrave të tjera për vendet në zhvillim.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR