• e enjte, 03 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Putin: Kontaktet e para me qeverinë e re amerikane ngjallin shpresë

Putin: Kontaktet e para me qeverinë e re amerikane ngjallin shpresë

Moskë, 27 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin deklaroi sot se në mbledhjen e Bordit të shërbimit federal rus të sigurisë (SHFR), kontaktet e para me qeverinë e presidentit amerikan, Donald Tramp ngjallin njëfarë shprese.

"Të gjithë shohim se sa shpejt po ndryshon bota, situata në mbarë botën. Në këtë drejtim, dua të theksoj se kontaktet e para me qeverinë e re amerikane ngjallin shpresë. Nga ana tjetër ekziston një dëshirë të punohet në rivendosjen e marrëdhënieve ndërshtetërore, drejt zgjidhjes graduale të numrit të madh të problemeve të akumuluara sistematike, strategjike në arkitekturën globale të sigurisë", ka thënë Putini.

Lideri rus theksoi se “pikërisht këto probleme në një moment shkaktuan krizën në Ukrainë dhe kriza të tjera”.

Putini ka thënë se Rusia dhe SHBA janë të gatshëm të bashkëpunojnë, por disa elita politike perëndimore do të përpiqen të minojnë dialogun mes tyre.

Presidenti rus u ka thënë zyrtarëve të lartë të SHFR se rritet numri i sulmeve kibernetike kundër Rusisë dhe se kundërzbulimi duhet të rrisë përpjekjet për t'i neutralizuar ato.

“Gjithashtu pohoj se me zhvillimin e teknologjive digjitale, rritet numri i sulmeve kibernetike në infrastrukturën vendase të informacionit, përfshirë edhe kundër faqeve zyrtare të qeverisë, si dhe ndaj faqeve dhe shërbimeve të korporatave shtetërore dhe sektorëve të tjerë”, ka thënë Putini.

Lideri rus shtoi se krime të tilla kanë një "natyrë sistematike, të shumëanshme dhe shumë vektoriale" dhe shkaktojnë dëm për shtetin, bizneset dhe qytetarët e thjeshtë.

"Rritja e sigurisë së infrastrukturës sonë kombëtare të informacionit dhe gjetja e metodave të reja për të neutralizuar kërcënimet kibernetike është një detyrë, përfshirë atë të departamentit tuaj”, theksoi Putini.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR