Shpërthime në Doha: Forcat e armatosura të Katarit kapin një sulm me raketa
- Disa shpërthime u dëgjuan pasdite në kryeqytetin e Katarit, Doha, njoftojnë dëshmitarët, ndërsa autoritetet lokale informojnë se kishin kapur me sukses një sulm me raketa.
- Post By Qefsere Abduli
- 16:07, 16 mars, 2026
Doha, 16 mars 2026 (MIA) - Disa shpërthime u dëgjuan pasdite në kryeqytetin e Katarit, Doha, njoftojnë dëshmitarët, ndërsa autoritetet lokale informojnë se kishin kapur me sukses një sulm me raketa.
"Forcat e armatosura kapën një sulm me raketa të drejtuar kundër Katarit”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Katarit në rrjetin social "X". Incidenti ndodhi në kontekstin e sulmeve të vazhdueshme iraniane ndaj shteteve fqinje të Gjirit Persik si përgjigje të operacionit ushtarak izraelito-amerikan.
Në të njëjtën kohë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se kishin regjistruar një sulm të ri me raketa nga territori iranian. Nga shërbimi për shtyp i armatës izraelite deklarojnë se forcat e mbrojtjes ajrore kanë filluar tashmë të kapin objektivat ajrore.
Sulmet iraniane synojnë Izraelin qendror. Një kërcënim ajror është shpallur në një numër zonash, nga Jerusalemi në Ashkelon, që konfirmohet nga të dhënat nga sistemi izraelit i paralajmërimit të hershëm. qa/
Foto: EPA