• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Putin i dorëzoi dokumentet për regjistrim për zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm në Rusi

Putin i dorëzoi dokumentet për regjistrim për zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm në Rusi

Moskë, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin sot i dorëzoi dukumentet e tij në Komisionin qendror të zgjedhjeve të Rusisë për t'u regjistruar si kandidat për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. 

"Ai i dorëzoi ato", konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov për mediat shtetërore.

Mbështetësit e Putinit të shtunën e kaluar zyrtarisht e filluan kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, si kandidat i pavarur. Sipas kodit zgjedhor rus, çdo kandidat i pavarur duhet të emërohet nga të paktën 500 mbështetës të tij. Kandidatët e pavarur duhet të mbledhin të paktën 300.000 nënshkrime nga të paktën 40 rajone në vend. 

Grupi, i cili e nominoi Putinin, ishin zyrtarë të lartë nga partia në pushtet, Rusia e Vetme, aktor, këngëtarë, sportistë dhe figura tjera pubike. si/bsh/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR