Putin: Hyrja e Ukrainës në NATO do ta rrezikojë sigurinë e Rusisë
- Hyrja e Ukrainës në NATO do ta rrezikojë sigurinë e Rusisë, deklaroi presidenti rus Vladimir Putini.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:34, 13 korrik, 2023

Moskë, 13 korrik 2023 (MIA) - Hyrja e Ukrainës në NATO do ta rrezikojë sigurinë e Rusisë, deklaroi presidenti rus Vladimir Putini.
“Dhe për të qenë i sinqertë, një nga arsyet e operacionit special ushtarak është kërcënimi për hyrjen e Ukrainës në NATO", shtoi Putini.
Sipas tij, anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut nuk do ta forcojë sigurinë e Ukrainës dhe do ta bëjë botën shumë më "të cenueshme". ar/
Foto: EPA