• e premte, 05 dhjetor 2025

Putin dhe Si e kanë konfirmuar partneritetin të ballafaquar me kufizimet tregtare të BE-së dhe SHBA-së

Putin dhe Si e kanë konfirmuar partneritetin të ballafaquar me kufizimet tregtare të BE-së dhe SHBA-së

Moskë, 8 maj 2025 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin dhe presidenti kinez Si Xhinping kanë konfirmuar partneritetin e tyre të ngushtë, i cili përfshin sektorët e automobilave dhe energjisë, gjatë takimit sot në Moskë, duke shënuar 80 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

"Në kushtet e një situate të vështirë gjeopolitike dhe pasigurisë globale, marrëdhënia ruso-kineze në politikën e jashtme është faktori më i rëndësishëm stabilizues në skenën ndërkombëtare", deklaroi Putin.

Kina është një blerës kryesor i lëndëve të para ruse, si gazi dhe nafta, shitja e të cilave mbush fondin ushtarak të Rusisë për konfliktin që filloi me Ukrainën më shumë se tre vite më parë, njoftoi DPA.

Presidenti Si deklaroi se Rusia dhe Kina kishin thelluar besimin e tyre të ndërsjellë politik gjatë takimit mes ndryshimeve të paprecedentë globale, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Sinhua.

Kina zyrtarisht e përshkruan veten si neutrale në luftën në Ukrainë. Megjithatë, vendi u përball me kritika ndërkombëtare për mbështetjen e Rusisë gjatë pushtimit.

Kina feston fundin e Luftës së Dytë Botërore në fillim të shtatorit. Putin deklaroi se ai planifikon të bëjë një vizitë kthyese në Republikën Popullore të Kinës në atë kohë. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR