Putin dëshiron që Ukraina të vendoset nën administratë të përkohshme të KB-së
- Presidenti rus, Vlladimir Putin mbrëmë tha se duhet të konsiderohet si opsion vendosja e Ukrainës, të cilën ai e sulmoi në vitin 2022, nën administratë të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të reja në vend.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:52, 28 mars, 2025

Moskë, 28 mars 2025 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin mbrëmë tha se duhet të konsiderohet si opsion vendosja e Ukrainës, të cilën ai e sulmoi në vitin 2022, nën administratë të Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të reja në vend.
"Praktika e tillë ekziston edhe në parim, kuptohet, mund të bisedohet për mundësinë për administrim të KB-së me SHBA-në, vende evrooiane dhem kuotohetm partnerët dhe miqtë tanë", tha Putin gjatë takimit me ushtarët në nëndetësen bërthamore në bazën në Arhanhellsk.
Siç transmetoi DPA, qëllimi është të mbahen zgjedhje demokratike në të cilat në pushtet do të vijë një qeveri e aftë për të vepruar për marrëveshje paqësore.
"Më pas do të fillojmë negociuata për marrëveshje paqësore, do të nënshkruajmë dokumente të cilat njihen nl botë dhe janë stabile dhe të sgirta", tha Putin.
Qeveria ruse vazhdimisht tentoi ta diskreditojë legjitimitetin e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski.
Mandati i rregullt i Zelenskit përfundoi në maj të vitit 2024, por nuk mund të caktohen zgjedhje për shkak të gjendjes së luftës e cila është në fuqi tashmë tre vite. Putini, gjithashtu, vazhdimisht iu referohej fotografive dhe retorikës naziste nga Lufta e Dytë Botërore për ta arsyetuar invazionin në Ukrainë, edhe përlundër faktit që Zelenski është hebre.
Parlamenti ukrainas në shkurt miratoi rezolutë me të cilën konfirmohet legjitimiteti i Zelenskit me shumicë të qartë. Shumica në Ukrainë besojnë se mbajtja e zgjedhjeve në kushte të konfkiktit rrjedhës do të ishtebjopraktike dhe jo e drejtë, sepse do të ishte vështirl tl sigurohet pjesëmarrja e ushtarëve dhe civilëve të zhvendosur.
Në nivel ndërkombëtar, Zelenski edhe më tej njihet si president.
Putini, gjithashtu, përsëriti se Rusia preferon zgjidhje paqësore të konfliktit me Ukrainën, "por jo në llogari të saj".
Ai ths se është i gatshëm të negociojë - përfshirë edhe evropianët, por theksoi se Rusia nuk do të mashtrohet.
Në kuptimin ushtarak, presidenti rus njëherë tha se është i sigurt se Moska do të fitojë. Forcat ruse tashmë morën 99 për qind të rajonit Llugansk dhe mbi 70 për qind të rajoneve Donjeck, Herson dhe Zaporozhje, të cilat Moska gjithashtu i anektoi. ab/
Fotо: ЕPА