• e martë, 24 dhjetor 2024

Putin: Arma me rreze veprimi të gjatë për Kievin mund të ketë "pasoja serioze" për Evropën

Putin: Arma me rreze veprimi të gjatë për Kievin mund të ketë

Moskë, 29 maj 2024 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin iu kërcënua Evropës me pasoja serioze nëse Ukrainës i lejohet në të ardhmen të përdor armë precize me rreze të gjatë veprimi, të dorëzuara nga Perëndimi, në territorin rus.

"Ata përfaqësues të NATO-s, veçanërisht në Evropë dhe veçanërisht në vendet e vogla, duhet të kuptojnë se me çfarë po luajnë", tha Putini në fund të vizitës së tij shtetërore në Uzbekistan.

Ai njoftoi se Rusia mund të ndërmarrë kundërmasa ushtarake dhe tha se veçanërisht vendet më të vogla nuk duhet të harrojnë se territoret e tyre nuk janë të mëdha dhe se janë dendur të banuara. Putini, i cili nisi luftën agresore ruse kundër Ukrainës më shumë se dy vjet më parë, ka akuzuar Perëndimin për vazhdimin e përshkallëzimit.

"Sistemet e armatosura bashkëkohore, si sistemi raketor ATACMS nuk operohen nga ushtarët ukrainas, por nga ekspertë shumë të kualifikuar të NATO-s, bazuar në të dhënat e zbulimit satelitor", pohoi ai. Deri tani, kjo armë kryesisht u drejtua ndaj territorit ukrainas, të pushtuar nga Rusia. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR