• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pushteti inicon Manifest për bisedimet me BE-në, për opozitën ajo është mundësi e humbur për konsensus

Pushteti inicon Manifest për bisedimet me BE-në, për opozitën ajo është mundësi e humbur për konsensus

Shkup, 9 gusht 2023 (MIA) - LSDM bashkë me partitë e koalicionit dje promovuan Manifestin për bisedimet me BE-në, me porosinë se është koha e bashkimit. Për VMRO-DPMNE-në opozitare kjo është mundësi e lëshuar për arritjen e konsensusit sepse u ofrohet tashmë dokument i përgatitur. 

Siç bëjnë të ditur nga LSDM-ja ky Manifest është në vijën e politikës së partisë dhe ëshë bazë e mirë për ndërtimin e unitetit rreth së ardhmes së vendit. Me të, theksojnë, Kuvendi definon kornizat e pozicioneve për të cilat duhet të veprojnë të gjitha institucionet kompetente në bisedimet me BE-në.

"Prandaj, është koha për bashkimin e të gjithë liderëve politikë, duke nënshkruar një Manifest të përbashkët me të cilin të gjithë do të angazhohen për zhvillimin efikas të negociatave për anëtarësim në BE. Politikat e LSDM-së dhe koalicionit, për integrim në NATO dhe anëtarësim të plotë në BE, nuk janë vetëm politika për realizimin e prioriteteve kryesore strategjike dhe interesave kombëtare, ato janë politika për një të ardhme të sigurt dhe stabile për të gjithë qytetarët, progres ekonomik, zhvillim dhe vlera evropiane. Ne jemi rojtarë të identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditës maqedonase, por edhe të unitetit mes të gjithë qytetarëve tanë, pa dallim përkatësie etnike, fetare apo tjetër. Me këtë Manifest të gjithë liderët e partive politike angazhohen se do të mundohen që negociatat për anëtarësim t'i përfundojnë në një kohë sa më të shkurtër, duke mbrojtur plotësisht identitetin, traditën, gjuhën dhe vlerat shoqërore të qytetarëve", thekson LSDM. 

null

Në Manifest, theksohet më tutje, është bërë e ditur qartë se partitë politike në Kuvend, pa dallim të përbërjes së shumicës qeveritare, angazhohen që të bashkëpunojnë, por edhe ta udhëheqin procesin e bisedimeve në mënyrë plotësisht të hapur dhe transparente me qëllim që publiku më i gjerë të ketë mundësi që ta shprehë mendimin e tij lidhur me kushtet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

"Para atdheut tonë dhe para të gjithë neve është një mundësi historike për të vazhduar rrugën evropiane me votën për Evropën në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Tani duhet të bëjmë një hap përpara, të marrim një vendim për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe anëtarësimin më të shpejtë në BE. Prandaj, ne bëjmë thirrje për bashkim rreth të ardhmes evropiane të vendit dhe miratimi i këtij Manifesti është një bazë e mirë për një hap përpara drejt një bashkimi të tillë. Siç treguam unitet dhe në vitin 2018 siguruam anëtarësimin në NATO, tani të bashkohemi sërish dhe të sigurojmë anëtarësimin në BE, thuhet në Manifestin e iniciuar nga LSDM së bashku me partitë e koalicionit qeverisës.

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, nga ana tjetër me qëndrim se me këtë hap edhe një herë humbet mundësia për koncensus sepse nuk ishin të përfshirë në përgatitjen e dokumentit. 

ВМРО-ДПМНЕ јавно се откажа од буџетско финансирање уште пред една недела. Но, СДСМ слуша само тоа што сака да слушне и држат празни прес конференции и не нудат никакви решенија со кои ќе им с

"Me këtë hap, qeveria humb edhe një herë mundësinë e konsensusit. Përkatësisht, Bujar Osmani, Artan Grubi e ndoshta Bojan Mariçiqi janë ulur dhe kanë shkruar një dokument të cilin e kanë quajtur manifest dhe pasi e kanë përcaktuar vetë, e kanë lëshuar në formë të deklaratës përmes shërbimit të LSD-së për opinionin me thirrje për VMRO-në. DPMNE të pranojë dokumentin tashmë të shkruar. Përveç faktit që me këtë hap pranojnë se nuk kanë lëvizur asnjë milimetër në drejtim të realizimit të interesave strategjike të shtetit, tregojnë edhe mungesën e një kapaciteti të plotë për ndërtimin e konsensusit. Pasi që VMRO-DPMNE ta marrë zyrtarisht atë dokument, nëse ka ndonjë bazë për shqyrtim, do ta analizojë dhe do të dalë me qëndrimin e vet", tha dje zëdhënësi i partisë Naum Stojkovski në pyetjen e gazetarëve nëse për VMRO-DPMNE-në është i pranueshëm një dokument i tillë dhe një konsensus i tillë kombëtar që tashmë ishte kërkuar nga Kovaçevski.

Partia Demokratike Shqiptare së bashku me partitë politike të koalicionit jep përkrahje të fuqishme Manifestit për zhvillim të negociatave për anëtarësim të plotë në BE.

"Duke u nisur nga përcaktimi programor i PDSH-së dhe interesit strategjik të vendit, ne si Parti Demokratike Shqiptare gjithmonë mbetemi të përkushtuar në përfundimin e procesit integrues. Manifesti reflekton vlerat e pranuara të përbashkëta evropiane që dalin nga kriteret e Kopenhagës, Procesi i Stabilizim-Asociimit, konkluzionet e miratuara të Këshillit të BE-së dhe propozim Korniza negociatore nga presidenca franceze, të gjitha këto me qëllim të përfundimit sa më cilësor të procesit të negociatave dhe hyrjes më të shpejtë në BE. Me propozim Manifestin, deklarojmë se do të angazhohemi për realizimin e të gjitha detyrimeve që dalin nga kriteret politike për anëtarësim në BE, mes tjerash edhe lidhur me avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, të drejtat e komuniteteve, por edhe harmonizimin e legjislacionit nacional me legjislacionin e BE-së, me fokus në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe funksionimin e institucioneve demokratike", bëhet e ditur në kumtesën e PDSH-së

Nismëtarë të Manifestit, për të cilin theksohet se është i hapur për mbështetje të hapur shoqërore, janë: LSDM, BDI, Aleanca për Shqiptarët (ASH), PDSH, PLD, PSDR, Partia Lëvizja e Turqve (THP), Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni (TDP), RDM, VMRO-PP, Partia e Pensionistëve (PP) dhe Partia serbe në Maqedoni.

Manifesti promovohet dhjetë ditë para mbajtjes së mbledhjes së kuvendit për ndryshime kushtetuese të caktuara për më 18 gusht. Për hapjen e Kushtetutës si fazë e parë e procesit të ndryshimit të aktit më të lartë të shtetit nevojitet shumicë prej dy të tretave ose mbështetje e të paktën 80 deputetëve. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR