• e shtunë, 23 nëntor 2024

Punonjësit shëndetësorë në një protestë paralajmëruese gjatë pauzës së 19 tetorit

Punonjësit shëndetësorë në një protestë paralajmëruese gjatë pauzës së 19 tetorit

Shkup, 14 tetor 2023 (MIA) - Sindikata e Pavarur e Punonjësve Shëndetësor (SPPSH) ditën e enjte, më 19 tetor, do të organizojë protestë paralajmëruese të punonjësve në të gjitha institucionet shëndetësore në vend gjatë pauzës, nga ora 10:30 deri në orën 11:00, pasi janë të pakënaqur me faktin se edhe pas takimit të përfaqësuesve të tyre në Ministrinë e Shëndetësisë më 5 tetor nuk kanë përgjigje për kërkesat e tyre.

Ata kërkojnë rritje 30 për qind të pagave për të gjithë punonjësit shëndetësorë dhe personelin administrativ dhe teknik, rishikim të Marrëveshjes Kolektive, rritje të pagesës për infeksion nga 1 në 4 për qind, shndërrim të marrëdhënies së punës nga fikse në të pacaktuar për ata me kontratë pune dhe stazh të beneficuar.

Kristina Olevska nga sindikata në SPQ "8 Shtatori"-Shkup, në një konferencë për media tha se nuk pajtohen me propozimin për rritje të pagave për 15 për qind vetëm për infermierët.

Bobi Bojçevski, koordinator i Sindikatës së Pavarur të Punonjësve Shëndetësor (SPPSH), tha se protesta paralajmëruese do të jetë "klithmë për pagë dhe jetë dinjitoze" për 22 mijë punëtorë në sektorin e shëndetësisë në vend.

Lazo Kostovski, kryetar i Sindikatës së spitalit për geriatri "13 Nëntori"-Shkup, në konferencë për media njoftoi se ndër kërkesat është edhe transformimi i marrëdhënies së punës nga fikse në kohë të pacaktuar për 241 punëtorë në shëndetësi. Me punësimin e tyre për një periudhë të pacaktuar, tha ai, nuk do të ketë dallime në financa, por se transformimi po "frenohet" nga Ministria e Financave, nga e cila nuk ka pëlqim.

Ai tha gjithashtu se të gjithë punonjësit e shëndetësisë duhet të kenë edhe stazh të beneficuar dhe theksoi kushtet e vështira të punës së punonjësve në spitalet psikiatrike, të cilët nuk kanë siguri dhe nuk marrin shtesë infektive. sa/

Foto. SPPSH

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR