• e shtunë, 17 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Punonjësit e EVN-së organizuan event donator për Koçanin

Punonjësit e EVN-së organizuan event donator për Koçanin

Shkup, 16 prill 2025 (MIA)- Në prag të festave të Pashkëve, punonjësit e EVN Maqedoni organizuan një event donator nën moton “Nga ne për Koçanin”, të cilit iu bashkuan edhe punëtorët e Elektrodistribuimit. Qëllimi i organizimit ishte mbledhja e mjeteve për viktimat e zjarrit në Koçan.

Eventi u mbajt në hapësirat e drejtorisë së EVN Maqedoni. Një pjesë e punonjësve përgatitën specialitete shtëpiake të shijshme të Pashkëve të cilat u blenë nga kolegë të tjerë për të dhuruar më tej mjetet.

Ky është eventi i dytë i donacionit nga punonjësit e EVN Maqedoni. I pari u organizua gjatë festave të Vitit të Ri vitin e kaluar.

QËNDRONI TË LIDHUR