• e hënë, 23 dhjetor 2024

Punohet për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe zbulimin e autorëve

Punohet për zbardhjen e vrasjes së dyfishtë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe zbulimin e autorëve

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Pas vrasjes së dyfishtë të mbrëmshme në një objekt hotelerik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, pritet të publikohen informata shtesë për rastin në të cilin është plagosur edhe një person.

Prokurori publik kujdestar së bashku me ekipet inspektuese policore mbrëmë kanë inspektuar objektin e hotelerisë, ndërsa pas mesnate ka filluar tërheqja e forcave të shumta policore që po siguronin vendin.

Дежурен јавен обвинител заедно со полициски увидни екипи вечерва врши увид на лице место во угостителски објект во Старата скопска чаршија во кој во оружен инцидент убиени се две лица, додека

 

Sipas informacioneve fillestare të Prokurorisë Publike, disa persona të maskuar me armë zjarri kanë qëlluar në drejtim të dy personave të cilët kanë vdekur në vendngjarje, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për t'i ofruar ndihmë mjekësore.

"Janë fiksuar gjurmët në vendngjarje, ndëra prokurori publik i jep të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për sigurimin e provave që do të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e identitetit të autorëve", informojnë nga PP.

Nga MPB-ja paraprakisht informuan se në SPB Shkup sonte në orën 20.11 është lajmëruar se në një objekt hotelerik në Shkup disa persona kanë shtënë në drejtim të personave J.K. dhe E I., të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, si dhe ndaj A.T., i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

 

Siç deklaruan për MIA-n nga Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjike Shën Naumi Ohrit, një person me dy plagë nga arma e zjarrit është sjellë në këtë klinikë mbrëmë në ora 20:15 me automjet privat. I është konstatuar plagë me armë zjarri në këmbën e majtë dhe plagë më e madhe në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë, ndërsa pas ndihmës mjekësore është lëshuar për kurim shtëpiak. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR