Punimet në autostrada po zhvillohen sipas planit, përveç rrugës Trebenishtë-Qafë Thanë për shkak të vërejtjeve nga UNESKO, thotë Nikolloski
- Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, thotë se ndërtimi i autostradave të reja nga konsorciumi "Behtel dhe Enka" po zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar, me përjashtim të rrugës Trebenishtë-Qafë Thanë, ku punimet janë ndalur për shkak të vërejtjeve nga UNESKO.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:43, 18 gusht, 2025
Shkup, 18 gusht 2025 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, thotë se ndërtimi i autostradave të reja nga konsorciumi "Behtel dhe Enka" po zhvillohet sipas dinamikës së planifikuar, me përjashtim të rrugës Trebenishtë-Qafë Thanë, ku punimet janë ndalur për shkak të vërejtjeve nga UNESKO.
Nikolloski, në televizionin Kanal 5, theksoi se pavarësisht vonesës dyvjeçare, kjo Qeveri ka arritur të fillojë ndërtimin real të akseve Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bukojçan dhe Prilep-Manastir.
"Dinamika është sipas planit, me një vonesë dyvjeçare, sepse gjatë atyre dy viteve nuk u ndërtua asgjë nga qeveria e mëparshme. Ne kur erdhëm, pothuajse nuk ishte bërë asnjë shpronësim. Vënia e parë në funksion e autostradës Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçan dhe Prilep-Manastir ishte gjatë mandatit të kësaj qeverie, por tani dinamika është e mirë dhe po shkon mirë", theksoi Nikolloski.
Lidhur me autostradën Trebenishtë-Qafë Thanë, zëvendëskryeministri Nikolloski theksoi se ndërtimi i saj është pjesë e raportit të UNESKO-s për rajonin e Ohrit, megjithëse vetë rajoni nuk është nën kërcënim.
"Mbetet çështja me Trebenishtën-Qafë Than, duke pasur parasysh se ndërtimi i kësaj autostrade u përfshi zyrtarisht në raportin e UNESKO-s për rajonin e Ohrit, megjithëse rajoni i Ohrit nuk është në rrezik, kjo mbeti pjesë e raportit", shtoi ai.
Foto: Arkivi i MIA-s