• e premte, 05 dhjetor 2025

Puna më e zgjuar do të jetë nëse me huanë britanike investohet në Çebren, thonë ekspertët

Puna më e zgjuar do të jetë nëse me huanë britanike investohet në Çebren, thonë ekspertët

Shkup, 18 qershor 2025 (MIA) - Nëse me huanë britanike investojmë në Çebren, do të bëjmë një punë të madhe, thonë ekspertët. Kjo do të ishte puna më e zgjuar sepse do të arrijmë një lloj pavarësie energjetike. Dhe hekurudha e shpejtë e Korridorit 10, theksojnë, është shumë e rëndësishme, edhe pse ka dilema të mëdha se sa mund të kontribuojë në dinamizimin e rritjes, por nga ana tjetër, megjithatë, nëse nuk e ndërtojmë, do të anashkalohemi, një vend tjetër do ta marrë atë obligim, Shqipëria, Serbia,...

Siç tha sot akademiku Taki Fiti, normat e interesit për projektet ende nuk dihen. Pritet të jenë më të ulëta sepse banka britanike qëndron pas nesh. Ai tha se duhet të kemi parasysh, kur paratë të vijnë, sa duhet investuar, sa është kapaciteti i absorbimit të atyre mjeteve për ekonominë e Maqedonisë.

"Nuk e dimë se si do të jenë normat e interesit dhe cilat projekte do të pranohen, cilat do të fillojnë të realizohen, kjo është shumë e rëndësishme. Tani themi, nuk do të rritet borxhi publik sepse do të kemi dinamikë të shtuar të rritjes së PBB-së, por kjo është e pasigurt, nëse do të arrijmë në vitet e ardhshme të zhvillohemi me normë prej 4,7 për qind aq sa thotë Qeveria ose pesë për qind. Nëse arrijmë kështu të zhvillohemi, pjesëmarrja e borxhit publik edhe pse ai rritet në mënyrë kuantitative, në PBB do të ulet. Por, nëse zhvillohemi me norma prej 2,5 - 3 për qind kjo mund të jetë një goditje e madhe ndaj madhësisë së borxhit publik. Duhet ta kemi parasysh edhe se kur paratë do të arrijnë, sa të investohen, sa është kapaciteti i absorbimit të atyre mjete për ekonominë e Maqedonisë. Paramendoni, një miliardë euro përnjëherë të lëshohen, menjëherë do të "plasë" inflacioni në vend. Nuk është aq e thejshtë kjo, por besoj, kjo do ta ketë dinamikën e vet, Qeveria dhe Banka popullore do të mbajnë llogari për atë. Akoma nuk i dimë deri në fund kushtet. Vlerësimi im është se investim më i mençur këtu do të jetë ai lidhur me Çebrenin. Nëse me këtë projekt arrijmë ta financojmë Çebrenin, kemi kryer në punë të madhe. Efektet pres të jenë më të mëdhenj nga Çebreni sepse në atë mënyrë do të vijmë deri tek një lloj pavarësie energjetike. Ne japim para të shumta për import të rrymës çdo vit, në mënyrë permanente, ndërkaq e dini se çmimi i energjisë me kalimin e kohës rritet. Ja, tani, me konfliktet e reja, do të rritet edhe çmimi i naftës që do të reflektohet edhe ndaj të gjithë energjensëve të tjerë", sqaroi Fiti.

null

Duke u përjgigjur një pyetje të gazetarëve pas tryezës së rrumbullakët me temë "Rritja e gjelbër - kthesë e veçantë ndaj Maqedonisë së Veriut që e organizon ASHAM, profesori përmendi se infrastruktura e përgjithshme gjithsesi kontribuon për rritjen.

"Për hekurudhën ka dilema të mëdha, në çfarë mase dhe sa ajo mund të kontribuojë për dinamizim të rritjes. Vetë fakti që këto mjete ngadalë do të hyjnë në ekonomi, do ta lëvizin, do ta rrisin kërkesën agregate, por unë nuk kam posaçërisht informata nëse dhe kur jemi të udhëzuar të kërkojmë kredi nga një sërë bankash komerciale dhe isntitucioneve financiare ndërkombëtare. Sa do të jetë norma e interesit varet nga negociatat dhe rejtingu kreditor i vendit, por me atë që banka britanike qëndron pas nesh presim që normat e interesit të jenë më të ulëta. Si do të reflektohet kjo ndaj borxhit publik, është çështje tjetër", potencoi akademiku Fiti.  sa/ab/

fotо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR