• e martë, 24 dhjetor 2024

Punëtoria e SHGM-së: Nevojitet më shumë vetëdije për respektimin e të drejtave autoriale  

Punëtoria e SHGM-së: Nevojitet më shumë vetëdije për respektimin e të drejtave autoriale  

Shkup, 7 korrik 2023 (MIA) –  Marrja e fotografive është vepër penale, ndërsa "Google" nuk duhet të jetë burim themelor dhe arkiv. Nëse për ndonjë foto në internet nuk është deklaruar se lejohet të ndahet dhe në çfarë kushtesh, atëherë nënkuptohet se të gjitha të drejtat janë të rezervuara dhe atëherë përdorimi i saj është i mundur vetëm në marrëveshje me autorin.  

Kjo është porositur në punëtorinë e sotme të organizuar nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë me temë “Mbrojtja e të drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera të ngjashme në mediat maqedonase – specifikat dhe sfidat”.  

Kryetari i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, theksoi se e drejta e autorit është një e drejtë ligjore që i mbron fjalët e gazetarëve, fotografitë e fotoreporterëve dhe krijimet e artistëve që të mos përdoren pa lejen e tyre, diçka që fatkeqësisht e shohim të ndodhë, sidomos në epokën digjitale, ku e gjithë përmbajtja shpesh shpërndahet pa e ditur apo pa u paguar krijuesit e tyre.    

“Si kryetar i SHGM-së, me të vërtetë jam i shqetësuar për këtë trend dhe besoj se kjo duhet të jetë një nga prioritetet në funksionimin e shoqatës, në drejtim të mbrojtjes së të drejtave tona”, theksoi Çadikovski.  

Dragan Sekullovski nga SHGM theksoi se vetëm këtë vit ka rreth 15 raste të denoncimeve nga fotoreporterët për shkelje të të drejtave autoriale, kryesisht për shkarkimin e fotografive dhe video materialeve të tjera për të cilat nuk janë siguruar të drejta.  

“Deri më tani, disa nga ato raste janë zgjidhur me marrëveshje, por unë mendoj se kjo krijon një mjedis ku njerëzit mendojnë dy herë nëse duhet apo jo të shkarkojnë fotografi të paautorizuar. Prandaj, qëllimi i aktiviteteve tona nuk është vetëm të bëjmë mbrojtjen gjyqësore, por gjithashtu të ndikojmë në ndërgjegjësimin e punëtorëve mediatikë, redaktorëve dhe menaxherëve të mediave", deklaroi Sekullovski.  

Fotoreporteri Petar Stojanovski, nga seksioni i fotoreporterëve të SHGM-së, theksoi se nga pesëdhjetë, kanë mbetur 12-13 janë fotografë aktivë profesionistë.

"Kjo ndodh për shkak të mungesës së angazhimit të mediave, të cilat konsiderojnë se nuk duhet të ketë fare fotograf fare. Me këto veprime, ne duam të tregojmë se ajo që po bëhet, bërja e fotografive është vepër penale, se "Google" nuk duhet të jetë burimi dhe arkivi kryesor", theksoi Stojanovski.    

Sipas Dejan Georgievskit, nga Qendra për Zhvillim të Mediave, në fund të fundit kjo është çështje shumë serioze meqë bëhet fjalë për para dhe shumë para, që nuk është një problem unik vetëm për ne, duke theksuar se edhe në Kroaci deri në 2005-6 i kanë pasur problemet e njëjta me shkarkimin falas dhe trajtimin shumë liberal të të drejtave të autorit.  

“Prandaj e mirëpres përpjekjen e fotoreporterëve për t'u organizuar, meqë zgjidhja e këtyre çështjeve në Kroaci filloi me bashkimin e fotoreporterëve me dy kooperativa, ndërsa kthesa e mirëfilltë ndodhi me hyrjen e Kroacisë në BE”, bëri të ditur Georgievski.  

Avokati Ivan Vrishkovski thekson se sipas ligjit, autorët gëzojnë të drejta morale që janë lidhje intelektuale ndërmjet autorit dhe veprës, të drejta materiale që mbrojnë pronën dhe interesat financiare të autorit dhe të drejta të tjera, siç është e drejta e qasjes dhe kompensimit nga rishitja, riprodhimi dhe botimi.  

“Ligji te ne mbron punëdhënësit, respektivisht mediat, sepse nëse në vetë kontratën nuk përmendet dispozitë tjetër, atëherë zbatohet ligjorja, se për pesë vjet vepër e autorit i përket medias, e në Kroaci është anasjelltas, nëse në kontratën nuk e nënshkruani që e dorëzoni veprën e autorit atëherë ajo është e juaja, nuk dorëzohet ekskluzivisht”, sqaroi Vrishkovski.     

Drejtori i MIA-s, Dragan Antonovski, nga ana tjetër, theksoi nevojën për ndërgjegjësim më të madh në profesionin e gazetarisë në raport me respektimin e rregullave të njohura përgjithësisht.  

“Mendoj se drejtimi në të cilin duhet punuar është të sqarohen rregullat. Këtu ka interpretime të ndryshme, kombinime të ndryshme edhe në Evropë, nuk është gjithçka në mënyrë të njëjtë, por ka rregulla dhe duhet të paguhet vepra e autorit", theksoi Antonovski.  

Vlerësoi se nuk ka praktikë të respektimit të veprës së huaj.  

"Dhe nuk janë vetëm veprat e autorëve te fotografitë, e njëjta gjë vlen edhe për tekstet e gazetarëve. Kemi storie hulumtuese në të cilat gazetarët e MIA-s që i punojnë dhe tani keni në to dhjetëra deklarata nga persona të ndryshëm do të nxjerrin vetëm deklaratën dhe po flas për televizioner, redaktorë seriozë të cilët, le të themi, funksionojnë dhe e dinë se çfarë është e drejta e autorit dhe nuk përmendin se ajo është për MIA-n", sqaroi Antonovski.  

Ai shtoi se duhet të bëhet një fushatë me mediat dhe atyre duhet t'u thuhet se çfarë është e dënueshme dhe cilat janë drejtimet e duhura.  

Ka zgjidhje, por është një proces. Kjo nuk mund të ndalohet me ligj nga nesër, dhe unë do të të ndëshkoj. MIA i gjuante ata që nuk paguanin lajmet dhe u dërgoi atyre kallëzime, paralajmërime se nuk kishin të drejtë t'i përdornin ato dhe në fund njerëzit u abonuan sepse u nxit vetëdija e tyre. Kështu që, mendoj se kjo praktikë mund të shfrytëzohet, porositi ai.  

Udhëheqësi i njësisë për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta në Ministrinë e Kulturës, Ace Stefanovski, shprehet se ne jemi kryesisht në përputhje me legjislacionin e BE-së, por problemi është praktika dhe mënyra se si trajtohet kjo në gjykatë.  

"Në praktikë, kur keni dispozitë ligjore, tarifë ose listë çmimesh dhe një kontratë, kontrata është gjithmonë e vlefshme për sa kohë që kontrata është më e fortë edhe se ligji. Për të filluar ndonjë procedurë, duhet të siguroni dëshmi nelementare, e cila në të drejtën e autorit është akti i krijimit të parë, publikimi i parë dhe forma e tretë opsionale është regjistrimi në shoqatë ose agjenci. Këto elemente janë gjithmonë dëshmi dhe kjo është arsyeja pse më pas ekspertiza është e diskutueshme", sqaroi Stefanovski.  

Punëtoria organizohet nga SHGM, e me iniciativën e Seksionit të fotoreporterëve të SHGM-së dhe ka për qëllim të bashkojë profesionistët, ekspertët dhe palët e interesuara nga industria mediatike për të biseduar dhe hetuar çështjet kritike rreth mbrojtjes së të drejtave të autorit në kontekstin e mediave nga vendi.  

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR