• e hënë, 23 dhjetor 2024

Punëtori: Të fuqizohen procedurat për ndarjen e lejeve të integruara ekologjike

Punëtori: Të fuqizohen procedurat për ndarjen e lejeve të integruara ekologjike

Shkup, 30 shtator 2024 (MIA) - Lejet e integruara ekologjike janë kyçe që të sigurohemi që çdo industri i respekton standardet dhe e ulë ndotjen. Duhet të forcojmë procedurat për ndarjen e tyre, për të siguruar mbrojtje më të madhe të mjedisit, tha sot zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, në hapjen e Punëtorisë për Mjedisin dhe Aksionin Klimatik të organizuar në kuadër të IPA-tuining projektit “Forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve dhe zbatimi efektiv i ligjeve në fushën e ndotjes industriale”.

Siç theksoi Mexhiti, industria është shtyllë e rëndësishme për zhvillim ekonomik, por len pasoja serioze ndaj mjedisit jetësor.

“Ndotja nga instilacionet e mëdha industriale ndikon në ajër, ujë dhe tokë. Detyra jonë është që t’i kontrollojmë këto ndikime dhe të promovojmë praktika më të pastra dhe më të qëndrueshme”, theksoi ministri.

Sipas tij, Direktiva e BE-së për emetimet industriale dhe lejet ekologjike është hap i madh në këtë drejtim.

Mexhiti tha edhe se duhet të ekzistojë bashkëpunim me të gjithë partnerët, edhe në vend edhe jashtë, sepse asnjë vend nuk mundet vetë të përballet me sfidën e ndotjes industriale.

“Lidhur me këtë projekt, bashkë me partnerin tonë nga Greqia, kemi për qëllim ta përmirësojmë legjislacionin dhe ta ulim ndotjen në vend. Vetëm përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mund të arrijmë rezultatet konkrete dhe të qëndrueshme”, potencoi Mexhiti. 

Siç ishte thënë në punëtori, zbatimi i tuining projektit është hap para në rrugën drejt mjedisit më të pastër dhe më të sigurt jetësor. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR