• e hënë, 23 dhjetor 2024

Punëtori rajonale për trajnim të kuadrove administrative për zbatim praktik të ndryshimeve të Ligjit për evidencën amë

Punëtori rajonale për trajnim të kuadrove administrative për zbatim praktik të ndryshimeve të Ligjit për evidencën amë

Shkup, 31 korrik 2023 (MIA) - Punëtoria e tretë rajonale për mbështetje të Maqedonisë së Veriut në përpjekjet e saj për përfundim të mungesës së shtetësisë, do të mbahet sot dhe nesër në Ohër.

Misioni i OSBE-së në Shkup, së bashku me përfaqësinë e UNHCR-së në Maqedoni të Veriut, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive do të bashkohen për ta përfunduar ciklin e punëtorive rajonale për trajnim të personelit administrativ në zbatimin praktik të ndryshimeve dhe plotësimeve të sapomiratuara në Ligjin për evidencën amë për regjistrimin e vonuar të personave të paregjistruar në Maqedoni të Veriut.

Siç theksojnë nga OSBE-ja, këto punëtori janë pjesë e përpjekjeve të mëdha për mbështetje të zbatimit të dispozitave të reja ligjore me qëllim që të marrë fund mungesa e shtetësisë deri në fund të vitit 2023.

Ambasadori Kilian Val, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, e shprehi mbështetjen e vet për këto përpjekje, me qëndrimin se "ky është qëllim ambicioz, por io realizueshëm, ndërsa Misioni, së bashku me UNHCR-në, me kënaqësi e mbështetë këtë proces".

Misioni i OSBE-së në Shkup përpunoi edhe video për njoftim më të mirë të opinionit më të gjerë me qëllimet dhe mënyrat se si këta persona të marrin identitet dhe t'i realizojnë të drejtat e tyre të njeriut, të garantuara me Kushtetutë për qasje drejt arsimit, shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale", qëndron në kumtesë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR