Punëtori mbi qëndrimet e të rinjve ndaj korrupsionit
- Rezultatet nga një hulumtim me 629 të rinj (16-26 vjet) nga Shkupi, Strumica dhe Gostivari, lidhur me perceptimin e tyre për korrupsionin, besimin në institucione dhe arsyet pse nuk raportojnë, do të prezantohen sot në punëtorinë "Të rinjtë dhe korrupsioni: Qëndrimet, përvoja dhe zgjidhje", organizuar nga think-tenk organizata Analitika.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:52, 9 tetor, 2025
Shkup, 9 tetor 2025 (MIA) - Rezultatet nga një hulumtim me 629 të rinj (16-26 vjet) nga Shkupi, Strumica dhe Gostivari, lidhur me perceptimin e tyre për korrupsionin, besimin në institucione dhe arsyet pse nuk raportojnë, do të prezantohen sot në punëtorinë "Të rinjtë dhe korrupsioni: Qëndrimet, përvoja dhe zgjidhje", organizuar nga think-tenk organizata Analitika.
Në ngjarjen që do të mbahet në hotel "Holidej In" në Shkup, me fillim në orën 10:45 do të prezantohet edhe aplikacioni mobil "Zëri kundër korrupsionit", i zhvilluar nga aktivistë të rinj, ndërsa do të mbahet edhe një panel diskutim me temën "Të rinjt si shtytës i ndryshimeve në luftën kundër korrupsionit", me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet, komuniteti akademik dhe të rinjtë. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s