• e martë, 27 gusht 2024

Publikohet lista e Shangait për vitin 2024, edhe këtë vit asnjë Universitet nga Maqedonia e Veriut në mesin e 1.000 më të mirëve

Publikohet lista e Shangait për vitin 2024, edhe këtë vit asnjë Universitet nga Maqedonia e Veriut në mesin e 1.000 më të mirëve

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Në krye të renditjes më të fundit të universiteteve në botë për vitin 2024 në Listën e Shangait janë ende universitetet e SHBA-së Harvard, Stanford dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets (MIT). Në listën midis mijëra Univesiteteve të para në botë dhe këtë vit nuk ka asnjë institucion të arsimit të lartë të Maqedonisë së Veriut.

Në dhjetëshen e parë, vetëm dy janë nga Evropa, dhe të ai i Kembrixhit të Britanisë në vendin e 4-të dhe Oksfordi në vendin e gjashtë. 

На врвот на најновото рангирање на универзитетите во светот во 2024 година на Шангајската листа и натаму се универзитетите од САД Харвард, Стенфорд и Институтот за технологија Масачусетс (МИТ

Nga rajoni, Universiteti i Beogradit rangohet mes vendeve 401-500, gjegjësisht shënon rënie nga viti i kaluar kur u rendit në vendin 301-400. Ndërkohë Universiteti i Novi Sadit mbetet në një pozicion midis 901 dhe 1.000 vendeve.

Në pozicionin midis vendit 401-500 është Universiteti i Zagrebit dhe Universiteti i Lubjanës në vendin e 501-600. Ndërkohë, gjashtë Universitete greke janë në listë këtë vit, ndër të cilët më i mirë renditet ai i Athinës midis vendeve 301-400. Në listën e Shangait nuk ka asnjë universitet nga Bullgaria dhe Shqipëria.

Lista e Shangait është publikuar që nga qershori 2003. Më shumë se 2.500 Universitete përfshihen në renditjen akademike të Universiteteve në botë çdo vit, ndërsa  publikohen 1.000 më të mirët. rq/

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR